Ja kënd e akuzon Avni Ajeti për vrasjen e Ilir Konushevcit, Kelmendi: Iliri ishte në konflikt vetëm me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën

Lajme

Ja kënd e akuzon Avni Ajeti për vrasjen e Ilir Konushevcit, Kelmendi: Iliri ishte në konflikt vetëm me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën

Nga: BS Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:55
Xhavit Haliti dhe Azem Syla

Veterani i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i komandantit dhe heroit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti ka akuzuar rëndë krerët e LPK-së për vrasjen e heroit të kombit, Ilir Konushevcit.

Duke debatuar në rrjetin social facebook me Ibrahim Kelmendin, njëri nga themeluesit e LPK-së, Ajeti ka akuzuar këta për vrasjen e Konushevcit.

“Definitivisht ju krerët e LPK-së duheni të jepni llogari për vrasjen e Ilir Konushevcit, ju jeni ata që e vratë sepse ai nuk deshi të pozicionohet në fraksione ideoteske që ishi të ndarë ju për llogari të juajat , nuk e keni pas ju qëllimin e Çlirimit të vendit po për interesa të juajat personale ju jeni banda të çoroditura”, ka shkruar në komentin e tij Avni Ajeti.

E ndaj tij ka reguar Ibrahim Kelmendi.

“Mbaje veten! Iliri ishte në konflikt vetëm me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën!”, ka shkruar Kelmendi në përgjigjen ndaj Ajetit, përcjellë “Bota Sot”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat