Vuçiq: Me 7 shtator në takimin në Bruksel do të kërkojë përmbushjen e marrëveshjes për asociacionin

Lajme

Vuçiq: Me 7 shtator në takimin në Bruksel do të kërkojë përmbushjen e marrëveshjes për asociacionin

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:28
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq tha sot se me 7 shtator do të shkojë në Bruksel në takimin e radhës ku do të kërkoj përmbushjen e asociacionit të komunale, shkruan “Blic “ transmeton “Bota Sot”.

“Gjermania edhe Amerika nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës. Mua më shqetëson se ne nuk flasim për çështjet praktike edhe thelbësore që shqetësojnë qytetarët, andaj ne do kërkojm[ përmbushjen e marrëveshjes së vitit 2003 për asociacionin e komunave serbe” tha Vuçiq.

Sipas tij, Serbia dëshiron “ dialog të vërtetë”  dhe jo asi ku “ çdo ditë na e thonë se duhet të i njohim”.

Të gjithë thonë njëzëri se zgjidhja e vetme është pranimi i Kosovës

“Propozimi ynë është që këto bisedime të jenë thelbësore dhe jo formale, që problemet të zgjidhen dhe jo të pritet që të na vijnë kërkesa. Prishtina ka përmend problemin e reciprocitetit, ne kemi thënë se kemi ekonomi më të fortë, krahasuar me ata dhe të njëjtën dëshirojmë edhe për ata. Prishtina refuzoi të bisedohet për gjëra të tilla” tha Vuçiq.

Ai tha se për Serbinë sjellja e ligjit të ri për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është e tmerrshme, këtë  e ka thënë edhe ambasadori amerikan atje, sepse vendos deliktin verbal, maltretimin dhe përndjekjen.

Viçiq tha se situata në të cilën ndodhet Serbia nuk është e lehtë.

“Të gjithë njëzëri thonë se zgjidhja e vetme është pranimi i Kosovës dhe zgjidhje tjetër nuk ka” tha Vuçiq duke nënvizuar se njerëzit duhet të kuptojnë peshën e pozicionit në të cilën ndodhemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat