Krasniqi: Kosova ka hyrë në një fazë kritike

Lajme

Krasniqi: Kosova ka hyrë në një fazë kritike

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:42
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka pohuar se Kosova është futur në një fazë kritike në përballjen me pandeminë COVID-19.

Ai thotë që dhjetëra njerëz po humbin jetën qdo ditë dhe se stafi shëndetësor po mundohet me kapacitete maksimale të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë.

“Mos harroni, virusi ekziston, është më pranë sesa që ju ta mendoni. Vendoseni maskën, ruani distancën e kujdesin për higjienën e juaj personale”, u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat