Xhandarmëria serbe në Kosovë, flasin nga Policia e Kosovës

Lajme

Xhandarmëria serbe në Kosovë, flasin nga Policia e Kosovës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:46
ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, më herët publikoi një video nga Karaçeva e Kamenicës ku tha se kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Policia e Kosovës tha se me të marrë këtë informatë ka dërguar njësitet policore në këtë vend për të patrulluar, por se nuk kanë gjetur ndonjë ushtar serb.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”.

“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”.

Bajqinovci publikoi pamjet që kapën kamerat e sigurisë së një restoranti të këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat