Policia i shkon në shtëpi Kryetarit të OVL-së së UÇPMB-së në Preshevë, i thotë ta largoj flamurin nga dyert e shtëpisë

Lajme

Policia i shkon në shtëpi Kryetarit të OVL-së së UÇPMB-së në Preshevë, i thotë ta largoj flamurin nga dyert e shtëpisë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:17
Nazmi Hajredini

Kryetari i OVL UCPMB-së Nazmi Hajredini pasi kishte gazmend familjar, siç e do tradita e shqiptarëve, në hyrje të shtëpisë kishte vendosur flamurin kombëtar. Ky veprim si duket i ka penguar policisë pasi që ata kanë shkuar në shtëpinë e Hajredinit ku kanë kërkuar largimin e flamurit nga dyert e shtëpisë, njofton gazeta « Bota Sot » REAGIMI: Shqiptarët e Kosovës Lindore ka kohë që nuk konsiderohen nga shteti i Serbisë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët. Diskriminimi nuk është i sodit, djeshit apo i kohëve të fundit.

Ky diskriminim është vazhdimësi shekullore. Neve na mohohen edhe të drejtat elementare që i meriton një popull si flamuri, gjuha, historia kombëtare etj. Shembull më i freskët me abuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është paraqitja e policisë para shtëpisë së veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetarit të OVL E UÇPMB – së z. Nazmi Hajredini. Policia i kërkoi z. Hajredinit që të largoj flamurin kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të darsmave.

Është e pakuptueshme që ky provokim nuk kursehet as kur është në pyetje ahengu familjar. Në Kosovën Lindore flamujt kombëtar përdoren pa pengesa gjatë ahengjeve e organizimeve private familjarë. Si duket kjo gjë nuk vlen edhe për familjen e z. Hajredinit. Derisa në Kosovë, serbët gëzojnë të drejta me elementare shtetëformuese, te ne nuk lejohen simbolet kombëtare as në gëzime familjare.

Familja Hajredini reagon ndaj këtij provokimi, duke ia bërë me dije opinionit publik se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të kërcnohen duke mos iu lejuar që të përdorin simbolet kombëtare edhe elementet tjera të autoktonisë shqiptare. Me indinjatë të thellë shprehim reagimin tonë familjarë ndaj këtyre veprimeve të pakujdesshme dhe jocivilizuese të autoriteteve policore serbe në Preshevë. Historia, kultura, tradita, gjuha, flamuri, darsma, vdekja, kanë qenë dëshmi e lashtësisë shqiptare në këto troje. Ato janë tonat, do t’i ruajmë e do t’i mbrojmë deri sa këtu do të frymon edhe gjeni më i fundit shqiptarë. Në emër të familjes Hajredini, z. Nazmi Hajredini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat