Hoxha Drilon Gashi: Jam me simptoma të rënda, në QKUK më thanë qe s’ka teste

Lajme

Hoxha Drilon Gashi: Jam me simptoma të rënda, në QKUK më thanë qe s’ka teste

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:40
Hoxha Drilon Gashi

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë të ditur se sot ishte në emergjencë të QKUK’së, me simptoma të koronavirusit, i cili ka kërkuar që t’i bëhet testi për koronavirus, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me arsyetimin e mjekeve se nuk ka teste.

Gashi në Facebook ka shkruar se ka simptomat e rënda të koronavirusit, mirëpo në QKUK nuk i kanë bërë testin me arsyetimin se nuk ka teste.

Postimi i plotë:

E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”!

Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë.

Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat