Ariu sulmon njerëzit në Malin e Sharrit, shihni reagimin e pabesueshëm të tyre

Lajme

Ariu sulmon njerëzit në Malin e Sharrit, shihni reagimin e pabesueshëm të tyre

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:05
Ariu i vërsulet në drejtim të personit që po e filmonte

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një ari po sulmon njerëzit.

Në fakt një grup njerëzish që po i ngjiten lartësive të maleve të Sharrit në zonën e Tetovës, ndalen e filmojnë nga një distancë jo e largët.

Madje ata e “ngacmojnë” duke i fishkëllyer, për një moment ariu i vërsulet në drejtim të personit që po e filmonte. Më pas largohet.

Ata e kanë postuar videon me shaka, ndonëse kanë rrezikuar me këtë rast ku papritmas ariu i është vërsulur njerëzve që kishin dalë për alpinizëm në zonën e Malit të Sharrit-Tetovë.

“Sulmi i #Ariut pas njeriut, edhe pse janë raste të ralla të sulmojë ariu, por ja që ndodhë ndonjëherë. Ky është ai ariu që e publikova para disa dite. Si duket karantina e ka munduar edhe këtë? Kjo ka ndodh në Malin Sharr Tetovë”, shprehet personi që e ka publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat