Shpërthimi në Bejrut, NASA tregon pamjet e shkatërrimit nga hapësira

Lajme

Shpërthimi në Bejrut, NASA tregon pamjet e shkatërrimit nga hapësira

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:10
Pikselat portokalli paraqesin dëme të mesme, ndërsa pikselat e verdhë më të lehta.

NASA ka treguar shkallën e dëmtimit në Bejrut të shkaktuar nga shpërthimi i 4 gushtit. Në bashkëpunim me Observatorin e Tokës në Singapor, agjencia hapësinore përdorte të dhënat e radarit të hapjes sintetike (SAR) me bazë satelitore.

SAR i përket familjes së radarëve të imazheve dhe përdoret për vëzhgime në distancë. Të dhënat në thelb paraqesin ndryshime në sipërfaqen e tokës para dhe pas një ngjarjeje, siç është një tërmet.

Harta tregon piksel me ngjyra të ndryshme – sipas NASA-s, çdo piksel paraqet një sipërfaqe prej 30 metrash. Pikselat e kuq të errët në zonën e portit tregojnë dëmtimin më të rëndë.

Pikselat portokalli paraqesin dëme të mesme, ndërsa pikselat e verdhë më të lehta.

Harta përmban të dhëna të modifikuara të Copernicus Sentinel të përpunuara nga ESA (Agjensia Evropiane e Hapësirës)

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat