Kujdestarët e Infektivës dalin për kafe: 6 muaj po përballemi me koronavirus, do t’ia dalim

Lajme

Kujdestarët e Infektivës dalin për kafe: 6 muaj po përballemi me koronavirus, do t’ia dalim

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:00
Ekipa Kujdestare e Klinikës Infektive

Ekipa Kujdestare e Klinikës Infektive ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus kanë dalur për kafë pas punës në frontin e parë.

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar një fotografi me kolegët e tij në rrjetin social Facebook.

Ai përkrah fotos ka shkruar se do t’ia dalin ta mposhtin koronavirusin.

Postimi i plotë i Havollit:

Ekipa Kujdestare e frontit të parë dhe të fundit,tash e 6 muaj pa rreshtur duke u përballur me covid-19-të.

Pas një kujdestarie nate me shumë punë por stabile dhe nënkontroll, bashkë pimë caffe me kolegët!
Ne,do të ja dalim bashkë ta m’poshtim këtë virus!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat