Rreth 80 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri vetëm në javën e parë të gushtit

Lajme

Rreth 80 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri vetëm në javën e parë të gushtit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Kolona të gjata mjetesh janë krijuar mëngjesin e kësaj të hëne ne pikën e kalimit kufitar të Morinës. Kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri. Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lame pas.

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën eparë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë, raporton Shqiptarja. Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues kosovarë. Por fundjava e dyte e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakontë për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së tepmeraturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat