Vështrim i dytë profesional-shkencor në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2020

Lajme

Vështrim i dytë profesional-shkencor në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2020

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:52
Prof. Dr. Musa Limani

Kohë më parë, konkretisht më 24/02/2020 kam publikuar shkrimin në Syri-net, ku në mënyrë komplekse kam prezantuar gabimet gjuhësore, metodologjike, terminologjike e materiale në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2018, botim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, me titull: Jo profesionalizmi në institucionet publike. Mirëpo, ky shkrim, përkatësisht vërejtjet profesionale në këtë dokument me rëndësi të veçantë ku prezantohen të dhënat publike më relevante në të gjitha fushat, sikur kanë shkuar në vesh të shurdhët, si te vetë ASK-ja, ashtu dhe te organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës, dhe botimi i këtij dokumenti edhe tani bëhet me gabime e të meta të mëdha profesionale e materiale, ku disa prej tyre janë skandaloze.

Me daljen në formë elektronike të Vjetarit Statistikor të Kosovës 2020, vërejta se ky dokument publik me të dhëna shumë të rëndësishme publike për të gjitha fushat, vazhdon me gabime të pa falshme. Tani, me këtë rast, përkatësisht në reagimin tim të dytë, do t’i prezantojë gabimet më ekstreme gjuhësore, metodologjike dhe materiale në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2020, botim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Për shkak të hapësirës së gazetës, për të njohur publikun për herën e dytë me gabime kardinale të një dokumenti publik të botuar nga një institucionit publik, siç është Agjencia e Statistikave të Kosovës, do të prezantojë në pika shumë të shkurta vetëm rastet me ekstreme. Ndonëse, edhe ky Vjetar është i përcjellur me plotë gabime, siç u ceken me sipër, thuaja se në të gjitha faqet e tija.

I. Gabime gjuhësore:

Unë nuk jam kompetent për të dhënë dhe përmirësuar gabimet gjuhësore, por në  e emërtimin e tabelave e kategorive e teksteve tjera, vërehen gabimet gjuhësore. Kjo më jep me kuptuar se teksti në vjetar nuk iu është nështruar lekturës. Në tekst, pos tjerash hasim edhe në të shkruarit: Shqipërija, Maqedonija, Turqija. Në emërtimin e tabelave hasim edhe në këso shkrimi: Në tab. 2.1. fq. 31 kemi këtë emërtim: “Sipërfaqja në km2, popullsia sipas gjinisë në Kosovës për vitet 1921-2019” etj. etj.

            II. Përkufizimet:

            Në këtë Vjetar, si dhe në vjetarët paraprak, hasim në përkufizimi të gabuara në shumë kategori të të gjitha fushave. Në vazhdim do t’i prezantojë vetëm disa prej tyre.

            a) Konsumi vetanak (fq. 109). “Përfshin vlerësimin e çfarëdo ushqimi të prodhuar në shtëpi (?!!!) dhe që është konsumuar nga ekonomia familjare”.

Së pari, nga aspekti profesional ekonomik, kjo kategori e konsumit është emërtuar plotësisht gabimisht. Së dyti, fjalia “konsumi vetanak përfshinë vlerësimin e çfarëdo ushqimi të prodhuar në shtëpi....”, nuk përkon me kuptimin e vetë konsumit. Kështu si është thënë, jo vetëm se është gabim nga aspekti profesional, por paraqet edhe gabim skandaloz profesional.  Tani shtrohet pyetja logjike. Çfarë kuptimi ka kjo fjali “...çfarëdo ushqimi të prodhuar në shtëpi...”. Tani unë do të shtroja këtë pyetje. Nëse një familje del në vikend dhe gatuan fli jashtë shtëpie, por e hanë me anëtarët e familjes në natyrë, e jo në shtëpi, si do ta quajmë këtë prodhim? Atëherë sipas definicionit që është dhënë më sipër, ky prodhim (flija), nuk hynë në “konsumin vetanak”, sepse është prodhuar dhe konsumuar jashtë shtëpie. Madje, ka shumë prodhime që prodhohen jashtë shtëpie, por paraqesin vetëkonusm, nëse ato konsumohen nga prodhuesit e tyre, përkatësisht anëtarët e familjes. P.sh. drithërat, perimet, pemët etj. prodhohen jashtë shtëpie, por konsumohen në “shtëpi”. Në terminologjinë profesionale ekonomike “konsumi vetanak”, quhet “vetëkonsum”, apo “konsum natyral” (frëngjisht: consommation naturel, kroatisht: naturalna potrošnja etj.). Andaj, vetëkonsumi (konsumi natyral), paraqet formën e prodhimit, ku produktet e prodhuara nuk vijnë deri te konsumatori nëpërmjet tregut, por drejtpërdrejtë i përvetëson dhe i konsumon vet prodhuesi me anëtarët e vet të familjes. Qëllimi i vete konsumit është që prodhuesi me të mirat e prodhuara t’i plotësojë disa nevoja individuale dhe të familjes së tij, që është karakteristikë e sektorit privat. Me fjalë të tjera, konsumi natyral, përfshinë konsumin e të gjitha të mirave materiale të cilat i prodhon vet individi, apo familja dhe ato i konsumon për plotësimin e nevojave të veta dhe të anëtarëve të familjes së tij dhe si të tilla nuk paraqesin mall nga aspekti i ekonomisë së tregut. Një e mirë materiale për të qenë mall, duhet t’i plotësojë tri kushte: të ketë vlerë, vlerën përdoruese dhe t’i dedikohet tregut. Mallrat që përfshihen në vetë konsum kanë vetëm dy veti: kanë vlerë dhe vlerën përdoruese, por nuk i dedikohen tregut. P.sh. bujku që gjatë kësaj vere ka gjetur pesë (5) mijë kg. grur, nëse dy mije prej tyre i përdor për plotësimin e nevojave të anëtarëve të familjes së tij dhe tre mijë i plason në treg për t’i shitur. Andaj, pjesën e sasisë së grurit që e përdorë për plotësimin e nevojave të familjes së tij, e nuk ia dedikon tregut në rastin ton dy mijë kg grur, praqet konsum natyral. Konsumi natyral është karakteristikë e shtresës së varfër të popullsisë dhe vendeve jo mjaft të zhvilluar të botës.

            b) Ndërmarrja - “njësi më e vogël e kombinimit të njësisë legale me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve e cila ka pavarësi në vendim-marrje, sidomos për përdorimin e burimeve të saj materiale e monetare”.

Unë jam ekonomist, por nuk mund ta kuptojë, se çka don të thotë fjalia: “njësi më e vogël e kombinimit të njësisë legale  me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve....”. Sipas meje kjo fjali bash nuk do të thotë asgjë rreth përkufizimit të ndërmarrjes, dhe plotësisht është e pakuptueshme e pa logjikshme dhe skandaloze. Nuk e di, por asnjëherë një përkufizim të tillë për ndërmarrjen nuk e kam hasur në literaturën profesionale ekonomike. Kjo ndoshta pse unë jam shumë prapa literaturës profesionale ekonomike bashkëkohore, se jam shkolluar në një kohë më të hershme dhe ky definicion, përkatësisht përkufizim i ndërmarrjes ndoshta qenka sipas literaturës më bashkëkohore ekonomike?!!. Mirëpo, sido që të jetë, definicioni i dhënë në këtë formë, as për së afërmi nuk ka të bëjë asgjë me ndërmarrjen si subjekt ekonomik. Në literaturën profesionale ekonomike kemi definicione të ndryshme rreth ndërmarrjes, por në përmbajtje janë të njëjta. Nga aspekti profesional ekonomik, ndërmarrja paraqet formën e pavarur të organizimit të ekonomisë së një vendi, e cila kryen ndonjë veprimtari ekonomike, me qëllim të fitimit (profitit), e që mund të jetë private (person fizikë), apo publike (person juridikë). Me fjalë të tjera, ndërmarrja paraqet njësi themelore të organizimit të prodhimit e të shërbimeve, dhe paraqet qelizën themelore të sistemit ekonomik të ekonomisë së vendit përkatës. Në bazë të veprimtarisë së tyre, ato mund të grupohen sipas lëmenjve, degëve apo grupeve të prodhimit. Kështu, kemi ndërmarrje industriale, bujqësore, tregtare, ndërtimore, ushqimore, hoteliere etj. Dhe në fund mund të themi se, ndërmarrja paraqet subjekt ekonomik, e cila në mënyrë të pavarur me mjetet e prodhimit kryen veprimtarinë e saj në prodhimin e të mirave materiale, apo shërbimeve të caktuara, që për qëllim të fundit ka fitimin. Sipas Fjalorit Ekonomik (Shqip-Anglisht-Gjermanisht) të autorëve: Maksim Konini-Ilia Peçi, Botim i dytë i ripunuar, Tiranë, 1997, fq. 189, me ndërmarrje kuptojmë: “Njësi lokale, teknike dhe organizative, për të prodhuar mallra dhe kryer shërbime, e cila karakterizohet nga një organizim i orientuar nga rregulli i bashkëveprimit midis njerëzve dhe vlerave materiale si dhe midis vet vlerave materiale për të arritur objektivat e vendosura. Ndërmarrjet mund t’i përkasin shtetit, personave të veçantë (personave fizikë) ose shoqërive (persona juridik)”.

            c) Popullsia në moshë pune – “përfshinë personat e moshës 15-64 vjeç”.

Ky efinicion wshtë plotësisht i gabuar, sepse nuk është e vërtetë se e gjithë popullsia në grup-mosha 15-64, përbëjnë popullsinë në moshë punë, popullsinë aktive, apo si quhet ndryshe kontingjentin e punës. Andaj, në popullsinë aktive, apo kontingjentin e punës përfshihen personat në grup-mosha 15-59 te femrat dhe 15-64 te meshkujt. Ky është standard botëror. Nëse, popullsia aktive (kontingjenti i punës), na prezantohet sipas definicionit që e jep ASK-ja, atëherë, numri i popullsisë aktive do të jetë më i madh se ai faktik, për diferencën e moshës së femrave 59-64. Prezantimi si i tillë i popullsisë në moshë pune, ose popullsia aktive, apo kontingjenti i punës, do të shtrembërojë të dhënat edhe me rastin e llogaritjes së normës së punësimit dhe normës së papunësisë dhe do të devijoj prognozimin e planifikimit të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kjo nuk mund të tolerohet, që për shkak të jo profesionalizmit të jipen definicone të sakta dhe të kemi të dhëna jo reale për faktorin më të rëndësishëm të prodhimit, siç është popullsia në moshë pune, apo popullsia aktive.

            d) Shkolla – “shkollë quhet grupi i nxënësve, të cilët marrin njohuri të caktuara me plan dhe lloj të caktuar, pa marrë parasysh shkollat a janë të varura, apo të pavarura”. (Cilat  shkolla janë të varura, e cilat të pavarura?!!, nënvizoi: M.L.).

Definimi i tillë i fjalës “shkolla”, jo vetëm se është qesharak, por edhe trishtues, që shkolla të definohet si “grup nxënësish”. Unë nuk di se ka shkolla të varura dhe të pavarura. Tani vetëvetiu shtrohet pyetja. Cilat shkolla na qenkan të varura, e cilat të pavarura?!. Kështu, definimi i shkollës sipas ASK-së, është skandaloz, joprofesional dhe paraqet absurditet të llojit të vetë, që mund të haset në publikimet publike dhe të institucioneve shtetërore, vetëm në Kosovë, e që nuk vërehet nga organet përkatëse. Në kontekst të kësaj, shtrohet pyetja. Ku janë inspektorët e arsimit të pushtetit lokal dhe ata qendror, që nuk i vërejnë këto gabime skandaloze? Andaj, nga aspekti i lokacionit, përkatësisht qëndrimit të nxënësve, shkolla paraqet objekt, apo lokacion, ku nxënësit fizikisht qëndrojnë gjatë vijimit të procesit mësimor. Ndërkaq, nga aspekti institucional, shkolla paraqet institucion arsimor ku mësojnë dhe edukohen nxënësit, përkatësisht brezi i ri, e asesi nuk paraqet “grup nxënësish”. Çdo koment i këtij përkufizimi “shkollë” që figuron në VSRK-2020, është i tepërt. Mendojë se definicioni në fjalë, si dhe përkufizimet e e tjera të sipërcekura, duhet t’i zgjojë nga gjumi institucionet dhe organet përkatëse shtetërore.

 

            III. Emërtimi dhe formimi jo profesional i tabelave:

            Pjesa më e madhe e tabelave të prezantuara në VSRK 2020, janë jo profesionale dhe disa prej tyre edhe gabimisht të formuara dhe të emërtuara, nga aspekti profesional. Në vazhdim po i  prezantojmë disa shembuj më ekstrem kryesisht nga fusha ekonomike, lidhur me atë që u cek më sipër.

 

 

Tab 2.1. SIPERFAQJA NE KM2, POPULLSIA SIPAS GJINISE NE KOSOVES PER VITET 1921-2019

 

 

Vitet

 

Siperfaqja ne km 2

Popullsia

Gjithsej

Meshkuj

Femra

 

Pasi në kolonën e dytë të tabelës kemi: Sipërfaqja në km2, atëherë nuk ka nevojë në emërtimin e tabelës të figurojë: Sipërfaqja në km2. Andaj, nga përmbajtja e tabelës,  emërtimi i kësaj tabele do të duhej të ishte: Sipërfaqja, popullsia gjithsej dhe sipas gjinisë në Kosovë në periudhën 1921-2019.

TAB 2.2. POPULLSIA SIPAS GJINISE DHE GRUPMOSHAVE NE REGJISTRIMET E VITEEVE 1953-2011

 

Vitet

Numri i banoreve sipas regjistrimeve

Numer

%

1953

1961

1971

1981

1991

2011

1953

1961

1971

1981

1991

2011

                         

 

            Mendoj se gjuhësisht dhe profesionalisht, emërtimi i tabelës nuk është bërë drejtë. Përmbajtja e tabelës ka të bëjë me numrin absolut të popullsisë dhe grup moshave dhe struktura e tyre, sipas regjistrimeve 1953-2011. Andaj, në bazë të përmbajtjes së të dhënave në tabelë, emërtimi i kësaj tabele do të duhej të ishte: Numri i popullsisë sipas gjinisë, grup moshave dhe struktura e tyre në Kosovë, sipas regjistrimeve 1953-2011. Andaj, në kreun e tabelës rendi i parë nuk duhej të ishte: “Numri i banorëve sipas regjistrimit”. Ndërkaq, në rendin e dytë do të duhej të ishte: Numri i popullsisë, e te shenja (%), duhej të shkruhej struktura.

TAB      10.1 SHPERNDARJA E KONSUMIT NE KOSOVE 2003-2016 SIPAS GRUPEVE TE KONSUMIT PER VITET 2003-2017

Konsumi

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

Ushqimi dhe pijet joalkoolike

48

43

40

39

40

38

36

Alkool dhe duhan

3

3

4

4

4

3

3

-

-

-

-

-

-

-

-

Gjithsej

100

100

100

100

100

100

100

Ushqimi i vet-prodhuar nga ekonomite familjare

13

9

9

7

8

8

7

Emërtimi i tabelës, nuk përkon me përmbajtjen. Në tabelë ipen të dhënat e pjesëmarrjes relative të konsumit në konsumin e përgjithshëm, sipas destinimit.  Andaj, nuk kemi të bëjë me shpërndarje, por me strukturë dhe jo sipas grupeve të konsumit, por sipas destinimit. Shpërndarja, nga aspekti ekonomik ka kuptimin e ndarjes së një tërësie ndaj pjesëmarrësve, kurse struktura ka të bëjë me pjesëmarrjen relative të elementeve pjesëmarrëse në totalin. Madje, kur në emërtim të tabelës thuhet “struktura”, atëherë në anën e djathtë të tabelës nuk vehet shenja “%”. Nga, kjo del se emërtimi i kësaj tabele do të duhej të ishte: Struktura e konsumit sipas destinimit në Kosovë në periudhën 2003-2017. Madje, në fund të tabelës thuhet: “Ushqimi i vet-prodhuar nga ekonomitë familjare”, që nuk përkon me termin profesional “vetë konsum”, apo “konsum natyral”. Po ashtu, struktura nuk mund të ipet në numra të plotë, siç figurojnë në këtë tabelë, sepse pjesëmarrja relative, gjithmonë është me numra decimale. Prandaj, edhe te “Gjithsej”, nuk shkruhet 100, por 100,0.

TAB 10.3 BURIMI KRYESOR I TE HYRAVE PER EKONOMITE FAMILJARE NE KOSOVE PER VITET 2005-2017

%

Burimi i te hyrave

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

Rrogat dhe pagat ne sektorin publik

30

31

27

25

26

26

25

Rrogat dhe pagat ne sektorin privat

16

16

21

19

19

21

22

-

-

-

-

-

-

-

-

Gjithsej ne %

100

100

100

100

100

100

100

 

            Po ashtu, edhe me këtë rast, emërtimi nuk përputhet me përmbajtjen e të dhënave në tabelë. Në tabelë janë prezantuar burimet dhe pjesëmarrja relative e tyre në të hyrat e ekonomive familjare në Kosovë për periudhën 2005-2017. Andaj, sipas përmbajtjes kjo tabelë do të duhej të emërtohej: Struktura e burimeve kryesore të të hyrave për ekonomitë familjare në Kosovë në periudhën 2005-2017. Edhe në këtë tabelë pjesëmarrja relative e burimeve është dhënë me numra të plotë, a duhet me numra decimal. Ja argumenti. Nëse, në këtë tabelë i mbledhim të dhënat në kolonën e vitit 2005, kemi shumën 98, e jo 100. Madje, në krye të tabelës shënohet “%”, që nuk duhet, dhe në fund të tabelës shënohet “Gjithsej në %”, që është gabim, si dhe 100, duhej të shkruhej 100,0. Këso rastesh kemi edhe në tabelat e tjera, ku përsëriten të njëjtat gabime si në tabelat e më sipërme.

 

 

 

TAB 18.1. QARKULLIMI I MALLRAVE NE TREGTINE E JASHTME PER VITET 2005-2019

(`000€)

Periudha

Eksporti

Importi

Bilanci tregtar

Perqindja e mbulimit

1

2

3

4=2-3

5=2/3

           

Mungon emërtimi profesional i tabelës. Nuk thuhet: “Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme....” por do të duhej të ishte: Transaksionet ekonomike të Kosovës në periudhën 2005-2019.

 

TAB 18.1. QARKULLIMI I MALLRAVE NE TREGTINE ME SHQIPERINE PER VITET 2009-2019

(`000€)

Vitet

Eksporti

%

Ndryshimi

Importi

%

Ndryshimi

Bilanci tregtar

 

            Emërtimi i kësaj tabele si gjuhësisht ashtu dhe profesionalisht është gabim. Nuk thuhet: Qarkullimi i mallrave në tregtinë me Shqipërinë për vitet 2009-2019, por duhet thënë: Transaksionet ekonomike të Kosovës me Shqipërinë në periudhën 2009-2019. Të njëjtin gabim e hasim edhe te tabelat tjera vijuese.

 

TAB 19.3. BRUTO PRODUKTI VENDOR SIPAS METODES SE SHPENZIMEVE ME ÇMIME AKTUALE, NE BAZA TREMUJORE 2014-2019

(ne milion Euro)

Mije EUR

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

BPV me çmime aktuale

1.181.073

1.391.611

1.545.745

1.449.065

1.201.033

1.459.638

1.616.819

1.529.519

Shpenzimet e konsumit final

1.235.704

1.464.371

1.392.108

1.639.171

1.291.555

1.543.923

1.353.086

1.669.510

 

            Emërtimi i tabelës bëhet në atë mënyrë që shfrytëzuesi i të dhënave ta ketë të qartë vlerën e numrave në kuadër të tabelës. Nga formulimi i kësaj tabele, e ka vështirë shfrytëzuesi i këtyre të dhënave të dijë, se në çfarë vlera janë dhënë ato: në “Mijë EUR” si shkruhet në këndin e majtë të tabelës, apo (në milion euro), si shkruhet në anën e djathtë të tabelës. Madje, në kolonën e parë, rend i dytë kemi: “BPV me çmime aktuale”. Në vend që të shkruhet: llojet e shpenzimeve. Nëse në emërtimin e tabelës është thënë BPV me çmime aktuale, nuk ka nevojë të thuhet prap në tabelë. Unë jam ekonomist dhe e kam dhenë provimin në lëndën e statistikës, por realisht nuk di si ta lexojë këtë tabelë. Nuk di kujt i referohet “Mijë EUR”. Nga aspekti profesional, nëse në këndin e tabelës shenohet “në milion euro”, automatikisht kuptohet se numrave në tabelë u shtohet edhe “000.000” zero.  Nëse, numrat në tabelë janë të dhënë në vlerën e plotë, atëherë nuk ka nevojë të shenohet në këndin e djathtë “në milion euro”. Çdo komentim i mëtejmë është i tepërt, sepse vetë shtruarja e tabelës fletë më shumë se çdo koment tjetër. Në kontekst të kësaj, do të marrë vetëm këtë shembull. Sipas tabelës në fjalë, që lexohet se të dhënat janë dhënë në milionë euro, del se “Shpenzimet e konsumit final” në 2014TM1, do të jenë: 1.235.704+000.000. I njëjti gabim përsëritet në të gjitha tabelat kur kemi të bëjmë me BPV-në.

 

TAB 19.5. STRUKTURA E BRUTO PRODUKTIT VENDOR SIPAS METODES SE SHPENZIMEVE 2008-2018

                                                                                                                                         %

 

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

2017

2018

BPV çmime aktuale

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

100,0

Shpenzimet e konsumit final

107,5

103,7

102,6

100,5

101,7

100,1

102,9

100,9

100,0

97,5

99,7

 

Nëse në emërtimin e tabelës kemi fjalën “strukturë”, në këndë të tabelës nuk ka nevojë të shënohet “%”, sepse me strukturë nga aspekti ekonomik, kuptohet pjesëmarrja relative e elementeve në totalin, që nënkupton përqindjen. Madje, shumë gabim që në këtë tabelë, në kolonën e parë, rëndi i dytë kemi: “BPV me çmime aktuale”, kurse në vazhdim në kolonën e dytë kemi 100,0. Andaj, sipas rregullave të formimit të tabelës nga aspekti profesional ekonomik, në vend BPV me çmime aktuale, do të duhej të ishte: BPV gjithsej. Ndërkaq, theksimi me çmime aktuale do të duhej të ishte në emërtimin e tabelës, por zakonisht shënohet në këndin e djathtë të tabelës. Në këtë mënyrë do të kuptohet pjesëmarrja relative e shpenzimeve në vlerën totale të BPV, sipas çmimeve aktuale (rrjedhëse).

            TAB 19.8. BRUTO PRODUKTI VENDOR SIPAS AKTIVITETEVE EKONOMIKE ME ÇMIME AKTUALE 2008-2018

(ne milion Euro)

Nace Rev.2

 

Aktivitetet ekonomike

Bruto Vlera e Shtuar (BVSH)

2008

2009

2010

2011

2012

2013

A

Bujqesia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi

574.441

575.192

598.838

614.262

617.588

638.710

B

Industria nxjerrese

119.055

92.225

136.399

124.087

114.049

118.288

 

            Nëse të dhënat i lexojmë sipas kësaj tabele, atëherë BVSH në Bujqësi..... p.sh. në vitin 2008, do të ishte: 574.441+000.000 (574 miliardë e 441 milionë euro)?!!. No koment. Gabim që nuk falet. Unë e kuptojë, se BVSH në bujqësi për këtë vit është 574 milionë e 441 mijë euro, por nëse një i huaj, apo jo ekonomist i referohet të dhënave në këtë tabelë, ai do të merrte BVSH, sipas të dhënave në tabelë ajo që e prezantuam më sipër, dhe do të figurojmë ndër vendet e zhvilluara të botës.

 

TAB 19.9.  STRUKTURA E BRUTO PRODUKTIT VENDOR SIPAS AKTIVITETEVE EKONOMIKE 2008-2018

%

Nace Rev.2

 

Aktivitetet ekonomike

Pjesemarrja e BPV-se sipas aktiviteteve

2008

2009

2010

2011

2012

2013

A

Bujqesia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi

14,8

14,1

13,6

12,8

12,2

12,0

B

Industria nxjerrese

3,1

2,3

3,1

2,6

2,3

2,2

 

            Atë që e thamë më sipër, kur në emërtim të tabelës kemi “struktura”, nuk ka nevojë që në anën e djathtë të vihet “%”. Ky është një gabim ndoshta i vogël, në krahasim me gabimin tjetër të prezantuar në këtë tabelë. Në kolonën e dytë kemi përshkrimin: “Pjesëmarrja e BPV-së sipas aktiviteteve”. Në pasqyrimin e strukturës, BPV-ja nuk merrë pjesë sipas aktiviteteve ekonomike, por aktivitetet ekonomike marrin pjesë relative në BPV-në. Pasi në emërtim e kemi “struktura e BPV....”, as që ka nevojë të përsëritet edhe në kolonën e tabelës.

TAB 23.1. POPULLSIA TOTALE PER VENDET KANDIDATE DHE VENDET KANDIDATE POTENCIALE

(Popullsia me 1 Janar –gjithsej)

Shtetet

2008

Fus-nota

2009

Fus-nota

2010

Fus-nota

2011

Fus-nota

Bashkimi Evropian – 27 shtete (nga viti 2020

438.725.386b

 

440.047.892

 

440.660.421b

 

439.742.305b

 

Bashkimi Evropian – 28 shtete vende (2013-  2020

500.297.033 b

 

502.090.235

 

503.170.618b

 

502.964.837

 

Kosovo

2.153.139

 

2.180.686

 

2.208.107

 

1.794.180b

 

Albania

2.958.266

 

2.936355

 

2.918.674

 

2.907.361

 

Montenegro

615.543

 

617.157

 

619.001

 

619.850

 

North Macedonia

2.045.177

 

2.048.619

 

2.052.722

 

2.057.284

 

 

            Është e pa justifikueshme nga aspekti gjuhësor e profesional, që në të njëjtën tabelë, gjysma e saj të jetë në gjuhën shqipe, e gjysma tjetër në anglisht. Çfarëdo komentimi tjetër i kësaj tabele është i tepërt (nuk mund të përzihen molla e patate në një vend).

 

TAB 23.21. SHKALLA E KEMBIMIT TE VALUTES SE ZGJEDHUR NE RAPORT ME EURON

 

Viti-Muaji

Shqiperia LEK

Kroacia Kuna

Maqedonia Denar

Serbia Dinar

Sllovenia Tolar

Zvicra Frank

Turqia Lira

SHBA Dollar

ALL

HRK

MKD

RSD

SIT

CHF

TRY

USD

 

            Së pari, duke pasur parasysh përmbajtjen e tabelës, emërtimi i saj nuk është i drejtë në pikëpamje terminologjike profesionale. Në tabelë bëhet fjalë për këmbimin e valutave të disa vendeve në raport me euron. Andaj, nuk mund të thuhet: “Shkalla e këmbimit.....”. por kursi devisor i këmbimit të disa valutave në raport me euron. Pra, duke pasur parasysh përmbajtjen, kjo tabelë duhej emërtuar: Kursi devisor valutor i disa vendeve në raport me euron. Në shkencat e financave, kur kemi të bëjmë me këmbimin valutor, askund nuk mund të hasim “shkalla” e këmbimit, por kursi devizor i këmbimit (Anglisht: Currency Exchange).

 

            Në fund kam lirinë që të sugjerojë ASK-së, që të zbatojë, ndër të tjera, përdorimin e termeve profesionale ekonomike, si:

Termat e përdorur në Vjetarin Statistikor

Termat që do të duhej të përdoreshin

Shpërndarja e popullsisë

Vendosja e popullsisë

Shkalla ekonomike, shkalla e punësimit, shkalla e papunësisë etj.

Norma ekonomike, norma e punësimit, norma e papunësisë etj.

Niveli i edukimit

Niveli arsimor

Shpërndarja e konsumit, shpërndarja e punëtorëve

Struktura e konsumit, struktura e punëtorëve

Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme

Transaksionet ekonomike

Konsumi vetanak-vetëkonsumi apo konsum natyral, shkalla e këmbimit të valutës

Kursi devisor valutor

 

 

Dhe krejt në fund, duke pasur parasysh vërejtjet e para dhe këto të dytat profesionale-shkencore, në gabime gjuhësore, metodologjike, terminologjike, materiale etj. në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës, të botuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, institucion publik dhe me rëndësi të veçantë në publikimin e të dhënave publike në të gjitha sferat jetësore, plublikohet (lëshohet) me plotë të meta dhe askujt nuk ia vret veshin. Andaj, vetëvetiu del konstatimi se ato janë rezultat i politikës nepotiste (familjare) kadrovike, dhe shkatërrimit të sistemit arsimor, përkatësisht nxjerrjes së analfabetëve me diplomë (për çdo respekt përjashtimeve). Është për të ardhur keq, por e vërtet, se pas çlirimit e shkatërruam sistemin arsimor, duke nxjerrë kuadro analfabet me diploma fallso, sidomos në thirrje shkencore e akademike, me plotë plagjiatura e me blerje diplomash. Që tani vërehen pasojat e këtyre politikave, por nesër do të jenë edhe  më të mëdha, sepse kanë me na u kthyer bumerang, me ç’rast, gjeneratat e reja, jo vetëm që kanë me na kritikuar, por kanë me na mallkuar, pse kemi lejuar gjëra të tillë.

Kosova, kurrë nuk ka qenë më keq se që gjendet sot, si në pikëpamje politike, shoqërore, ekonomike e sociale. E gjithë kjo është rezultat i kuadrove të pa afta, jo profesionale dhe oportunizmi i Akademisë së Shkencave, institucioneve shkencore, Universiteteve, Kolegjeve, stutentëve inteligjencës së mirëfilltë, shoqërisë civile etj. Vetëvetiu vjen apeli. Zgjohuni nga amullia ju institucione shkencore e arsimore e ju intelektual të mirëfilltë, dilni nga ego dhe interesi personal, luftoni të keqën dhe mbroni interesin e këtij populli, i cili me mund e sakrifica na shkolloi, jo për ta vjedhë e plaçkitë, por për ta zhvilluar dhe ngritë dinjitetin dhe standardin e tij jetësor. Këtë e meriton populli i ndershëm dhe i pa fajshëm. E kjo nuk mund të arrihet pa kuadro të mirëfillta, me dinjitet, që din dhe mund ta çojnë përpara Kosovën, si në pikëpamje politike, ashtu edhe ekonomike dhe që interesin e përgjithshëm e vejnë para interesit personal dhe që kanë duarët të pastërta dhe performanca morale e kombëtare e bagazh profesional e shkencor.

Tani është koha: Të jesh apo të mos jesh - To be or not to be.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat