Fotografi nga sallat e gjykimit të Gjykatës Speciale

Lajme

Fotografi nga sallat e gjykimit të Gjykatës Speciale

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:33
Fotografi nga sallat e gjykimit të Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale ka publikuar pamjet e sallave të gjykimit.Përveç trupit gjykues dhe palëve, në sallë janë paraparë edhe hapësira për gazetarë dhe të interesuar të tjerë që dëshirojnë t’i ndjekin seancat.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar edhe disa prej rregullave që duhet të ndiqen për të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndjekin seancat.

“Vizitorët privatë mund të ndjekin seancat publike pa pasur nevojë të njoftojnë paraprakisht për vizitën e tyre.

Sidoqoftë, galeria për publikun ka hapësirë të kufizuar dhe pasi të plotësohen të gjitha vendet nuk do të lejohen më vizitorë në galerinë për publikun”, thuhet në njoftimin që Gjykata Speciale ka bërë në web-faqen zyrtare.

Ndërsa, gazetarët që dëshirojnë t’i ndjekin seancat por edhe konferencat për shtyp, duhet që paraprakisht të bëjnë kërkesë, me shkrim ose përmes telefonit.

“Gazetarët që dëshirojnë të ndjekin një seancë gjyqësore apo konferencë shtypi dhe/ose të përdorin qendrën për median, duhet të bëjnë kërkesë për akreditim dhe të njoftojnë për vizitën e tyre.

Ju lutemi kontaktoni ekipin e Informimit të Publikut, me email në adresën [email protected] (link sends e-mail) ose me telefon në numrin +31 (0)6 249 21 036.

Ky numër mund të kontaktohet edhe me Viber”, thuhet tutje në njoftim.Orari i seancave, siç njofton kjo Gjykatë, do të vendoset në web-faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në internet.Lexo KËTU detaje shtesë rreth ndjekjes së seancave.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat