OBSH: COVID-19 nuk është një virus i lehtë dhe vështirë se mund të ndalet

Lajme

OBSH: COVID-19 nuk është një virus i lehtë dhe vështirë se mund të ndalet

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

“Sëmundja e COVID-19 vështirë duket se do të ndalet, dhe është e rëndësishme të identifikohet se si e mbizotëroi jetën njerëzore”, tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore nga OBSH.

“Ky virus vështirë se mund të ndalet”, u shpreh ai.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të parandaluar përhapjen e virusit, njerëzit duhet të reflektojnë mbi informatat që dihen për sa i përket virusit; qoftë mënyrave të shumta të transmetimit si dhe ekzistencës së një transmetimit asimptomatik dhe presimptomatik.

“Ky nuk është një virus i lehtë, dhe nuk mund të ndalet lehtësisht”, tha eksperti.

Reagimi i Ryan vjen pasi rastet me koronavirus po rriten globalisht, sakaq numri i të prekurve ka shkuar në afër 20 milionë, ndërsa 732 mijë persona kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat