Analistët serbë tregojnë të fshehurat pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë

Lajme

Analistët serbë tregojnë të fshehurat pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë

Nga: F.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:55
Xhandarmëria serbe në Karaçevë

Analistët serbë thonë se, përpjekja e Kosovës që heshtur dhe duke shkel marrëveshjet të hedh forcat policore të Kosovës në patrullimet e sinkronizuara të KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës administrative ka për qëllim përmbylljen e krijimit të “Ushtrisë së Kosovës”dhe trajnimin e kufitarëve të ardhshëm të Kosovës dhe vija administrative brenda natës të bëhet kufi, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ky kub i ri i mozaikut të projektit të krijimit të shtetit të Kosovës ndërlidhet me serinë e provokimeve të Prishtinës në prag të takimit të 7 shtatorit në Bruksel.

Tensionet për paralajmërimin e miratimit të Ligjit për vlerat e luftës së UÇK dhe kërcënimet se shqiptarët largohen nga bisedimet për normalizim nëse nuk tërhiqen fletarrestimet për pjesëtarët e UÇK përmes Interpolit janë dëshmi i kësaj.

Për të fshehur planet Prishtina tentoi topin ta hedh tek pala tjetër duke akuzuar se Ushtria e Serbisë kaloi vijën administrative edhe hyri në “territorin e Kosovës”.

Vulin reagoi në këtë duke thënë se bëhet fjalë për patrullime të akorduar me KFOR-in: “Nuk kishte kalim ilegal, janë aktivitete të rregullta me KFOR-in dhe qëllimi është që në ato patrullime të hyj edhe Policia e Kosovës dhe ne këtë e kemi refuzuar shumë herë sepse kemi marrëveshje me KFOR-n dhe jo me ndonjë Policia të Kosovës “ ka thënë Vulin duke shtuar se përgjegjës i vetëm për siguri atje nga Serbia njihet KFOR-i.

Bisedues të "Novosti" thonë se marrëveshjet mes KFOR-it dhe Ushtrisës së Serbisë dalin nga marrëveshja teknike-ushtarake e Kumanovës nga viri 2001.

Gjenerali Dragan Paskash dikur krye-shef i Ushtrisë tha se me vite ekziston linja e nxehte telefonike e sinkronizimit të patrullimeve të përbashkëta mes Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it e vendosur pas provokimeve nga pala shqiptare: “Kjo është përpjekje që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e patrullimeve që është provokim me qëllim legalizimi  dhe përmbylljes së pavarësisë. Pas veshjes së njësive të mbrojtjes territorial si policë, aty të futen këto njësi dhe pastaj të përgatiten për forca të sigurisë dhe njësi kufiri”, tha ai.

Gjenerali në pension Mitar Kovaç thotë se Serbia nuk duhet të pranoj në këtë trik të Prishtinës:

“Pranimi nga Serbia që pjesëtarët e Policisë të jenë patrullimet e përbashkëta të KFOR-it e Ushtrisë së Serbisë do ishte fatale. Ky do ishte argument shtesë për Prishtinën para bashkësisë ndërkombëtare se janë ndonjë shtet në aspektin e sigurimit të ‘kufirit”.

Për Dejan S. Miletiç nga Qendra për studime të globalizmit, nuk ka dyshim se të gjithë hapat e fundit të Prishtinës kanë qëllim obstruksionin e bisedimeve me qëllim përfitimi të kohës deri pas zgjedhjeve amerikane dhe humbjes së Tramp siç shpresohet: “Çdo gjë që ndodhë tregon se pjesëtarët e UÇK  dhe qarqet kriminale janë “zotëruesit” e vërtetë në Kosovë dhe jo institucionet edhe struktura politike. Ata bëjnë çdo gjë të mbrojnë veten dhe afarizmin e vetë duke ngritur tensione dhe krijojnë jo stabilitet duke përfshirë përpjekjen që policia të bëhet pjesë e patrullimeve së bashku me KFOR-n dhe ushtrinë e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat