Jo të gjitha maskat janë efektive për luftimin e koronavirusit, këto maska nuk preferohet t’i vendosni

Lajme

Jo të gjitha maskat janë efektive për luftimin e koronavirusit, këto maska nuk preferohet t’i vendosni

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:45
Maska

Maskat me vrima po këshillohen që të shmangen, pasi që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po konsideron se nuk janë efektive për parandalimin e virusit COVID-19.

“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane në udhëzimin e ri, raporton FOX News.

Madje, mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD, hedh poshtë besimin që çdo lloj maske është efektive për parandalimin e virusit.

“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se pse nuk janë efektive maskat e tilla.

“Unë e di që të gjithë dëshirojnë rehati kur vendosni një maskë. Maska e mirë synon të ndalë edhe grimcat infektive që vijnë nga njerëzit e tjerë. Problemi me valvulat është se, megjithëse, parandalojnë grimcat të hyjnë, ato lejojnë që të dalin – duke mposhtur qëllimin e kontrollit të infeksionit. Maska me vrima zvogëlon efektivitetin e luftës kundër koronavirusit”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat