Kryetari i kësaj komune me mbi 200 mijë euro patundshmëri - Bota Sot
Kryetari i kësaj komune me mbi 200 mijë euro patundshmëri

Lajme

Kryetari i kësaj komune me mbi 200 mijë euro patundshmëri

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.

Sipas deklarimit të tij në AKK, Berisha ka pasuri të paluajtshme gjithsej 204 mijë  e 445 euro.

Berisha ka bërë të ditur se ka të blera dy banesa si dhe tokë bujqësore, ndërkaq një shtëpi me oborr e ka të trashëguar po ashtu edhe një shtëpi me pemishte e ka të trashëguar.

Të trashëguar po ashtu ka edhe tokë bujqësore kurse 40 ari i ka blerë vetë.

Sa i përket parave të gatshme në institucione financiare, Berisha ka deklaruar se fëmijët e tij kanë 25 mijë euro. Po ashtu fëmijët e tij kanë edhe 7 mijë euro kredi.

Në anën tjetër, Berisha ka bërë të ditur se të hyrat vjetore nga paga e tij si kryetar i Komunës së Fushë Kosovës janë 15 mijë e 979 euro e 80 centë.

Image
Image
Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat