A po kthehet ideja e përcaktimit të kufirit? Bolton përsëri flet për shkëmbim territori – a po “ringjallet” kjo ide?

Lajme

A po kthehet ideja e përcaktimit të kufirit? Bolton përsëri flet për shkëmbim territori – a po “ringjallet” kjo ide?

Nga: F.B Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:32
Dialogu Kosovë-Serbi

Ndonëse për disa kohë u duk se shkëmbimi si zgjidhje çështjes së Kosovës u zhduk si opsion për të cilin mund të diskutohej, kjo para së gjithave fal BE-së, kjo temë këtyre ditëve po përflitet përsëri nga Bolton ish këshilltari për siguri i presidentit Trump, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Bolton para dy viteve ka përmend konceptin e përkufizimit të kufirit si mundësi, por ndërkohë pasi ai nuk ishte në funksionin që kishte, disa vende evropiane në radhë të parë Gjermani e kundërshtoi ashpër atë ide. Lidhur me atë ide ende ka debate nëse një marrëveshje e tillë ishte pajtim i Vuçiqit edhe Thaçit edhe pse asnjëri nuk e kanë konfirmuar hapur.

Edhe pse opinioni si në Prishtinë edhe në Beograd kanë menduar ndryshe nga mos konfirmimi i çështjes, kohëve të fundit Bolton ka fol për këtë duke përsëritur qëndrimin e vetë të 2018.

“Sa iu përket Kosovës edhe Serbisë nëse ato pajtohen për shkëmbim territori në pjesën e bisedave me të cilat zgjidhen çështjet e pazgjidhura që do sillte raporte diplomatike e ekonomike, mendoj se ne do mbështesim atë. Por vendeve tjera në regjion duhen thënë qartë se zgjidhja mes Kosovës edhe Serbisë nuk mund të ketë ndikim në Bosnje, Shqipëri, Bullgari a Rumani apo diku tjetër” ka thënë Bolton për N1 Sarajevë.

Atë që ai thotë nuk mund të dëgjohet nga zyrtarë tjerë amerikan dhe pak kush mendon se kjo është e mundshme. Zëra të tillë kundërshtues vijnë nga BE ndonëse ka sinjale se qëndrimi mund ndryshohet.

Pajtimi në parim

Por se kjo temë është diskutuar përveç Boltonit edhe nga tjerë, dëshmon përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit Xhmes Huper, që rreth kësaj raportoi edhe “New York Times ".

Asistenti i Shkencave Politike Stefan Surliç thotë se në qarqe diplomatike është fol për një dokument por nuk janë precizuar pikat e saj, ku Vuçiq e Thaçi janë pajtuar në parim që shkëmbimi të jetë pjesë e marrëveshjes. Duket se nga ajo ide tash është heq dorë, pasi nuk kishte mbështetje brenda BE-së, edhe pse Vuçiq ka thënë se ka klimë për zgjidhje kreative duke aluduar në presidentin Makron dhe të dërguarin amerikan Grenell..

“Prandaj nga pala serbe mendoj se ideja nuk është e vdekur plotësisht, nisur nga fakti se Kosova nuk ia doli të krijoi shoqëri shumëkombëshe dhe bashkësisë serbe të i siguroj pozitë të barabartë, Beograd konstaton s veriu i Kosovës mund të funksionoj vetëm nëse është pjesë e Serbisë. Pra ideja e shkëmbimit aktualisht është e vdekur por nuk do thotë se Beogradi ka heq dorë plotësisht nga ajo” ka thënë Surliç për Radio Evropa e Lirë.

Adriatik Kelmendi, analist edhe gazetar nga Prishtina shprehet se “edhe nëse ka pasur pajtim për marrëveshje mes Vuçiq e Thaçit – ajo është ide e vdekur”.

“Nëse nga Kosova pritet të bëjë ndonjë hap kompromisi, nuk mendoj se ai do të ishte ndonjë lloj shkëmbimi i territorit sepse për atë ide ka kundërshtime jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e mëdha evropiane. Nëse kjo nis në Kosovë edhe Serbi ku do të ndalet? A vjen në radhë pastaj Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja , Tiroli? Tha ai.

Mospajtimi me BE

Se BE edhe ShBA kanë mospajtime rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës kur flitet për shkëmbime e vërteton edhe profesori universitar amerikan Gregori Rejmond që thotë se ka ulja të bashkëpunimit mes Amerikës edhe Evropës lidhur me çështjet rreth raporti në dialogun për Kosovën.

“Jashtë skenës diplomatë të BE-së janë ankuar në qëndrimin e fortë të Grenell duke nënçmuar iniciativat e BE-së. Mospajtimet sipas të gjitha gjasave do ndodhin edhe në të ardhmen, duke ditur se Tramp është impulsiv dhe bënë sipas dorës së vetë, por që ka presion për një sukses në politikën e jashtme para zgjidhjeve amerikane. Posaçërisht pasi u përball me virusin dhe gjendjen në terrenin vendës, Tramp duket se me çdo kusht dëshiron të heq vëmendjen e publikut me arritjen e pikëve në veprimet jashtë vendit” tha Rejmond.

Ad akta

Kreu i Qendrës për Politikë të Jashtme Dragan Gjukanoviç nuk beson se shkëmbimi mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe eventualisht marrëveshje.

“Mendoj se idenë e Bolronit e kanë vendos “ad akt” edhe Grenell edhe Palmer pasi kanë deklaruar se nuk flitet për shkëmbim territori dhe ajo mund të diskutohet më vonë. Ideja lidhet më shumë rreth kohës kur Bolton ishte në funksion” tha për “Blic” Gjukanoviç.

Sipas tij shkëmbimi i territorit nuk mund te ringjallet si ide në bisedimet mes palëve.

“Pothuajse është përjashtuar si mundësi nga vetë Grenell edhe Palmer, ndërsa përfaqësuesi i BE-së Lajçak ka thënë se BE nuk është e pajtimit për ringjalljen e një ideje të tillë” tha Gjukanoviç.

"Çdo gjë varet nga ndikimi në dialog"

Doktori Shkencave Politike Dushan Spasojeviç thekson se shkëmbimi ishte ide që gjatë është përfolur në bisedimet mes Beogradit edhe Prishtinës.

“Sa më shumë ndikim nga ShBA në dialog ka më shumë mundësi që ajo të bëhet temë shqyrtimi. Nga ana tjetër BE ka rezitencë ndaj kësaj ideje dhe shumëçka varet nga Amerikan. Nëse Tramp fiton me gjasë vazhdon kursin e tanishëm, ndërsa nëse fitojnë demokratët mund të pritet presioni si në vitet 2010 e 2012 për njohje të pavarësisë së Kosovës me krijimin e Asociacionit të komunave” thotë Spasojeviç.

Një pengesë e madhe e kësaj ideje padyshim është situata në regjion.

“Nëse vjen te ndarja e Kosovës, kjo në mënyrën hipotetike do thotë ndarje e Maqedonisë se veriut, e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kjo sjell probleme të mëdha në Ballkan” tërheq vërejtjen Spasojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat