Kur Kafeneja Jonë e “parashikoi” virusin shumë vite më parë

Lajme

Kur Kafeneja Jonë e “parashikoi” virusin shumë vite më parë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

Tema e virusit, megjithëse jo për atë për të cilin bota po flet sot, është trajtuar edhe në serialin “Kafeneja Jonë”, qysh në vitin 2009.

Në një nga episodet e këtij seriali, aktorët shihen me maska, derisa flasin edhe për virusin që njëri nga ta e kishte.

Ata kërkojnë që aktorit Fatos Kryeziu, i cili në serial luan rolin e “Kryemadhit” të mos u afrohet dhe largohen për të larë duart.

 

“Kafeneja jonë” për vite ka qenë një nga serialet më të popullarizuara në Kosovë, derisa disa herë është përmendur rikthimi i tij.

Së fundmi aktorët kanë konfirmuar se ata nuk do të rikthehen me projektin e shumëpëlqyer për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat