Gazetarja me infuzion në dorë: Virusi është shumë i rrezikshëm, kujdesuni për veten dhe të tjerët

Lajme

Gazetarja me infuzion në dorë: Virusi është shumë i rrezikshëm, kujdesuni për veten dhe të tjerët

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:18
Jehona Zhitia

Gazetarja e televizionit publik Jehona Zhitia është konfirmuar pozitive me Covid-19 para disa ditësh.

Zhitia sot ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, ku shihet duke marr terapinë me infuzion.

“Virusi është shumë i rrezikshëm, kujdesuni për vetën dhe të tjerët”, ka shkruar Zhitia në postimin e saj.

Jehona është një nga gazetaret që kanë raportuar vazhdimisht nga terreni gjatë pandemisë. Ajo ka realizuar disa storje brenda klinikës Infektive dhe Pulmologjisë në emisionin “Info Pandemia” në RTK.

Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, Zhitia nuk e ka kursyer veten asnjëherë që nga muaji shkurt vetëm për të sjellë informacione të sakta nga terreni. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat