Cilit komandant ia mbylli gojën Stanishiqi në Hagë?

Lajme

Cilit komandant ia mbylli gojën Stanishiqi në Hagë?

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:17
Stanishiqi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se Ivica Stanishiqi në Hagë ia mbylli gojën Fatmir Limajt dhe disa komandantëve të tjerë të cilët kanë shitur patriotizëm sa ishin atje.

Miftari thotë se edhe tash ata që do të shkojnë në paraburgim në Gjykatë Speciale do të takohen me Satanishiqin.

Ai thotë se aty do të bëjnë dasëm nga muhabeti dhe nga përmallimi që nuk janë takuar që sa vite.

Postimi i plotë:

Këta që do të shkojnë në paraburgim në Gjykatë Speciale në Hagë pos dashnoreve a e kanë pa pagesë nga shteti i jonë edhe Kokainen, Hashishin dhe Viagrat, kadalë de mos kceni si xekrrat veç pyeta hajt ta dimë edhe na se dashnoret ju kanë shkuar deri sot rregullisht bosave nëpër burgje, ju kanë shkua nëpër hetuesi, nëpër spitale pse mos me ju shkua edhe në Hagë!

Ani kur ta takojnë ne Hagë disa kumaren e tyre Ivica Stanishiçin e UDB aty dasëm nga muhabeti bahet nga përmallimi që së janë takuar me vite, mos e ngacmoni me fjalë lavdie shefin e Ganis dhe Batonit vëllezërit e Hashimit se jau mbyll gojën të gjithëve sikurse që ja ka pas mbyll gojën njëherë Fatmir Limes e disa komandantëve tjerë tanë që ishin në Burgun e Hagut kur i kishin pat shit Stanishiçit pak patriotizëm me bateria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat