Covid-19 i merr jetën edhe një polici të Kosovës

Lajme

Covid-19 i merr jetën edhe një polici të Kosovës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:14

Gegë Prenaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Prenaj mësohet se ishte në oksigjenoterapi prej javësh, pas infektimit me koronavirus.

I ndjeri ishte nga fshati Gjorgjovik i Madh i Klinës, dhe punonte prej vitesh në stacionin policor të këtij qyteti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka njoftuar se numri i të vdekurve në vend nga Covid-19 ka arritur në 365.

Të infektuar nga kjo sëmundje deri më tani janë 10.795 persona, ndërsa tashmë janë shëruar 6.411 veta.

Image
Gegë Prenaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat