Shpërndahen 365 milionë të Pakos Emergjente, këto kategori do të përfitojnë më së shumti

Lajme

Shpërndahen 365 milionë të Pakos Emergjente, këto kategori do të përfitojnë më së shumti

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:57
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë 365 milionë euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020.

Nga kjo shumë parash të cilat janë shpërndarë në dikastere të ndryshme 60 milionë kanë shkuar për Fondin për Garanci Kreditore që mundësojnë bizneseve kredi më të lehta.

Gjithashtu, 24 milionë kanë shkuar për subvenciononim e pagës për punëtorë, 26 milionë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi dhe 30 milionë në riprogramim të kredive për biznese.

Ky është postimi i Hotit:

Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike. Këtu përfshihen, në mes tjerash:
– 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,
– 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,
– 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,
– 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,
– 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,
– 10 mil për sektorin e arsimit,
– 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.
– 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,
– 2 mil për punësim të grave,
– 2 mil për zhvillim rural, etj.

Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete. Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimor etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat