Viktima rrëfen si u ngacmua seksualisht nga Numan Baliq

Lajme

Viktima rrëfen si u ngacmua seksualisht nga Numan Baliq

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:08
Numan Baliq

“Më kapke, më shtrëngojke për krahë, dojke me ma ledhatu trupin, u afrojke me më puth qafës me zorrë - edhe unë u largova dhe në atë moment e shtyva ata e qela derën edhe ika”, kështu është shprehur 23 vjeçarja e cila thotë se u ngacmua seksualisht të mërkurën mbrëma, nga ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq.

Viktima ishte duke e trajtuar vajzën e saj të vogël në Spitalin e Pejës tash e 17 ditë.

Por, pastaj gjithçka sipas saj morri kthesë tjetër ndonëse shkojë për ta shëruar vajzën ajo u ballafaqua me një situatë tejet të rëndë.

Gruaja pretendon se kirurgu, Numan Baliqi i kishte thënë se do t’i tregonte disa pajisje për shërimin e vajzës.

Mes tjerash, 23 vjeçarja tregon se si iu kërkua që ta tërhiqte denoncimin ndaj mjekut.

Kujtojmë se ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Policia nën dyshimin se i njëjti në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.

Pas këtij rasti, Baliq ishte suspenduar nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat