Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Bonusi për çiftet e reja nuk po jep efektin e dëshiruar - Bota Sot
Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Bonusi për çiftet e reja nuk po jep efektin e dëshiruar

Lajme

Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Bonusi për çiftet e reja nuk po jep efektin e dëshiruar

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Bonusi i lindjes, që u miratua dy vite më parë, nuk i ka nxitur çiftet e reja të bëjnë fëmijë ne Shqiperi.

Përkundrazi Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019

Tkurrja e popullsisë sipas sociologut Zyhdi Dervishi vjen si pasojë politikave mbështetëse për krijimin e familjeve të reja.

Po sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT shtesa natyrore e popullsisë, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve në 6 mujorin e parë të 2020 pësoi rënie me 4.6 %.

Në këtë periudhë pati 1,135 lindje më pak se vdekje, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019 ishin 1, 402 vdekje më shumë se lindje. Ky grafik pritet të përkeqësohet në muajt të vazhdim, pasi pandemia Covid 19 po shton numrin e viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat