Këto janë komunat ku u konfirmuan 142 rastet e reja me koronavirus në Kosovë - Bota Sot
Këto janë komunat ku u konfirmuan 142 rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Këto janë komunat ku u konfirmuan 142 rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:37
Foto Ilustrim

Edhe 142 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Si rëndom, edhe kësaj radhe Prishtina prinë me më së shumti raste brenda kësaj periudhe.

Në kryeqytet, në 24 orë janë konfirmuar 45 raste, përcjelluir nga Gjilani me 10, Podujeva me 10 dhe komunat tjera.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat