KFOR’i njofton për patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në Karaçevë

Lajme

KFOR’i njofton për patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në Karaçevë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:44
KFOR’i njofton për patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në Karaçevë

KFOR’i ka njoftuar për patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës.

“Sot, Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës. Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

KFOR’i ka bërë të ditur se më shumë patrullime të përbashkëta janë planifikuar të kryhen në ditët në vijim, si rezultat i një mekanizmi të forcuar të koordinimit javor të vendosur për të rritur praninë e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.

“KFOR mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sugrimit të vitit 1999”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat