Vuçiq: Kosovën nuk do trajtojmë si të pavarur as në Uashington as në Bruksel

Lajme

Vuçiq: Kosovën nuk do trajtojmë si të pavarur as në Uashington as në Bruksel

Nga: F. B. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:45
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq duke u ndërlidhur në njoftimin e të dërguarit special të Trampit për dialogun Grenell, se palët do të takohen me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë,ai tha se Serbia nuk është në pozitë të refuzoj bisedimet, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë e tha në bisedën që kishte së mysafir në një nga televizionet në Beograd, ku konfirmoj pjesëmarrjen në këtë takim.

“Serbia nuk është në pozitë të refuzoj bisedime. Pse Grenell e përdori termin e negociatave unë nuk e di. Në bisedime do të marrim pjesë. Do të bisedojmë për tema ekonomike” ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se për amerikanët edhe pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian Kosova dhe Serbia janë dy shtete.

Vuçiq nënvizoi se Gjermania në një mënyrë është mbrojtës i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe potencoi fuqinë e saj dhe rëndësinë e BE-së.

“Ata vijnë që veten ta prezantojnë si shtet të pavarur. Ne nuk do i trajtojmë si shtet të pavarur. Këtë ia kam thënë Hotit”. U kam thënë kështu: “Hajde, ndaluni pak. Ju jeni krahinë në kuadër të Serbisë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat