Zv.ministri i Shëndetësisë për raportimet se festoi përvjetorin e martesës në kohë pandemie: Pamjet janë të vitit të kaluar

Lajme

Zv.ministri i Shëndetësisë për raportimet se festoi përvjetorin e martesës në kohë pandemie: Pamjet janë të vitit të kaluar

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:18
Pjetër Ndou

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, ka reaguar ndaj lajmit që e shfaq atë duke festuar në një aheng familjar. Ai, ka sqaruar se bëhet fjalë për kremten e organizuar vitin e kaluar në përvjetorin e 25-të të martesës, dhe se sivjet nuk ka pasur kurrfarë ahengu.

Portale të ndryshme sot publikuan disa foto e ku zëvendësministri shihet duke festuar, dhe bëri lajm bashkë me komentin se kjo po ndodh pikërisht në kohën kur qeveria ia ndaluar tubimet si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.

Ne fakt rezultoi se pamjet janë të para një viti dhe për këtë ka reaguar edhe vet zëvendësministri Ndou.

Ai tregon se ketë vit i janë bërë 26 vite martesë, që madje sipas tij së bashku me bashkëshorten rastisen ta shënojnë këtë datë në izolim për shkak se të dy, tash e disa ditë, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Reagimi i plotë: 

Te nderuar qytetarë,të respektuara media!

Lajmi se unë mbrëmë kam organizuar një aheng familjar për 25 vjetorin e martesës sime është krejtësisht i pavërtetë dhe tendencioz.

Fotografitë të cilat janë publikuar nga disa mediume të ndryshme janë të shkrepura para një viti, kur edhe është mbajtur festa e 25 vjetorit tim të martesës me gruan time Vjollcën.

Ju informojë të gjithëve se ne të dy mbrëmë kemi bërë 26 vjet martesë, ( te dy te izoluar për shkak te rezultatit pozitiv në testin Covid-19 te dt 02.08.2020),e nuk kemi festuar 25 vjetorin siç është nxjerrë në lajme dhe fotografi. E për shkak të gjendjes me pandeminë, natyrisht se nuk kemi festuar e as organizuar asnjë aheng apo pritje për këtë datë të rëndësishme për familjen tonë,çka edhe na vjen keq për miqtë tanë dhe të afërmit e familjes se ketë vit nuk kemi mundur ta ndajmë bashkë këtë datë të shënuar për ne.

I lus të gjitha mediat që kanë shpërndarë ketë lajm të pavërtetë, duke përdoruar fotografi të festes së 25 vjetorit të martesës, dhe duke fabrikuar lajme tendencioze ndaj meje, të publikojnë këtë demantim timin ndaj këtij lajmi të rremë.

Në të kundërtën,unë të hënën do të padisë për shpifje të gjithë mediumet që do të vazhdojnë ta shpërndajnë këtë lajm të pavërtetë.

Dhe për fund , kisha me qenë shumë i lumtur te mos ishim ne këtë gjendje shqetësuese për gjithë globin për shkak te pandemisë Covid-19,dhe si unë edhe shumë bashkëkombas te mi te festojnë e te gezojnë përvjetore, ditëlindje, fejesa,martesa dhe shumë evente qe sjellin gëzime.

Pjeter Ndou, zëvendësministër i Shëndetësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat