Publikohen pamje të reja, momenti i arrestimit të qytetarit që u rrah me policë në Ferizaj

Lajme

Publikohen pamje të reja, momenti i arrestimit të qytetarit që u rrah me policë në Ferizaj

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:30
Rrahja në Ferizaj

Mbrëmë pas orës 21:00 në qytetin e Ferizajt, saktësisht tek qendra tregtare “Village”, ka ndodhur një përleshje mes disa qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të redaksisë dy persona, që nuk kishin maska u ndaluan nga dy policë, dhe pasi këta të fundit u kërkuan edhe dokumetet e identitetit ata sulmuan policët.

“Asnjani nuk kishte maska në fytyrë, dhe ku i ndali policia dhe ua kërkoi letërnjoftimat njani prej tyve i mshoj policit grusht, dhe tani vazhduan dy palët me grushta. E kom ni t’i thanë çite maskën por nuk e ngojke policinë”, tha për Metron një qytetar i cili qe në vendin e ngjarjes.

Për rastin në fjalë ka dhënë detaje edhe zëdhënesi i policisë në Rajonin e Ferizajt Agim Gashi, i cili edhe konfirmoi se qytetarët në fjalë nuk i kanë respketuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, ka thënë Gashi.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e kësaj përleshjeje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat