Pushuesit nga Kosova: Policia e Shqipërisë po na dënon vetëm neve

Lajme

Pushuesit nga Kosova: Policia e Shqipërisë po na dënon vetëm neve

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:49
Shtetasit e Kosovës po ankohen se në bregdetin shqiptar, policia po i dënon ata në formë selektive.

Situata me koronavirusin ka bërë që qytetarët nga Kosova ta kenë Shqipërinë alternativë të vetme për t’i kaluar pushimet verore.

Mirëpo, shtetasit e Kosovës po ankohen se në bregdetin shqiptar, policia po i dënon ata në formë selektive.

Një qytetar ka shkruar në “Joq Albania”, se në Shëngjin, në vendin e njëjtë të parkimit, dënohen veturat me targa “RKS”, dhe jo ato me targa të Shqipërisë.

“Ne Shengjin se si policia denon vetem qytetaret nga Kosova, ndersa ato me tabela te Shqiperise edhe pse ne te njejtin vend nuk i ve gjobe”, ka shkruar ky qytetar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat