​“Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e shpirtërore i shqiptarëve të Deçanit”

Lajme

​“Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e shpirtërore i shqiptarëve të Deçanit”

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:21
​“Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e shpirtërore i shqiptarëve të Deçanit”

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj deklaratës së Presidentit të Republikës së Serbisë, ministrit të Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërkuar ndërprerjen e punimeve në afërsi të Manastir të Deçanit përgjatë rrugës Deçan-Plavë, dhe idesë së tije që këtë çështje ta shtroj në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

”I rikujtojmë opinionit vendor e ndërkombëtar, si dhe Presidentit serb, se Manastiri i Deçanit nuk është objekt i kulturës shpirtërore, kulturore e historike i Serbisë, por ai është tempull fetar i cili i takon popullsisë vendase shqiptare, ngase ky manastir është ndërtuar në pronë shqiptare në atë të Familjeve Kuçi e Bojkaj, e ndërtuar nga mjeshtrit-gur skalitësit shqiptar të prirë nga Fra Vita Kuçi, dhe kanë shërbyer breza të tere priftërinj shqiptar e ku veçojmë Fra Kurbini, pra i ka takuar popullsisë vendase ortodokse shqiptare”, thuhet në reagimin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Manastiri i Deçanit, është tempull i rindërtuar mbi themelte e kishës ilir, dhe si i tillë ky objekt është pushtuar, uzurpuar dhe me pas përdorur për ritë fetare nga barbarët serb, të cilët u vendos në këto zona qysh në shekullin XIV. Pra, Manastiri i Deçanit është objekt i pushtuar nga serbët. Manastiri, duhet të lirohet nga pushtuesit serb dhe të ju kthehet popullsisë vendase shqiptare.

“Thirrjet e Aleksandër Vuçiçi, për të ndalur punimet në rrugën Deçan-Plavë, rrugë e cila kalon nëpër zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, janë të papranueshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.

Ne, i bëjmë thirrje Igumenit Sava Janjiç, që të ndaloj retorike luftënxitës dhe anti shqiptare, sepse veprimet e tija janë veprime armiqësore, dhe në kundërshtim me rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, që të mos pranoj që të shtrojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, çështjen e Manastirit të Deçanit dhe as të rrugës Deçan-Plavë. Çdo shtrim i këtyre problemeve në tryezën e bisedimeve në Bruksel është veprim i gabuar nga ana e palës shqiptare.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mbështet kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në vazhdimin dhe përfundimin e projektit të rrugës Deçan-Plavë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat