​Pullat postare “Kujdes – COVID -19”

Lajme

​Pullat postare “Kujdes – COVID -19”

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 16:57
​Pullat postare “Kujdes – COVID -19”

Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim postar, emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar, ”Kujdes – COVID -19”.

Ky emision i pullave postare ka për qëllim përkrahjen e fushatës së institucioneve për rëndësinë e masave mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK-ja, për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e pandemisë globale COVID -19.

Pas dorëzimit të ekzemplarëve të parë të pullave postare te ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ushtruesja e detyrës së zëvendëskryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë kanë vazhduar aktivitetin e shpërndarjes së pullave postare te ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa në ditët në vijim do t’iu dorëzohen edhe institucioneve relevante, thuhet në njoftim.

Pamjet e tre pullave postare në imazhe bartin tre porosi të aktualitetit jetësor: përpjekjet e Kosovës për mbrojtje nga përhapja e pandemisë me mbajtjen e maskës, distancën fizike dhe higjienën personale, duke u kujdesur për shëndetin personal dhe kolektiv, deri në zhdukjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat