Flet xhaxhai i 2-vjeçarit nga Tërpeza e Malishevës, tregon se ku u gjet Tiani

Lajme

Flet xhaxhai i 2-vjeçarit nga Tërpeza e Malishevës, tregon se ku u gjet Tiani

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 13:30
Tian Krasniqi

Gjatë pasdites së djeshme kishte humbur dy vjeçari, Tian Krasniqi, nga Tërpeza e Malishevës.  Pas kërkimeve nga FSK e vullnetarë të tjerë, Tiani u gjet.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së,  Ridvan Tahiri, që ishte i angazhuar në aksionin për gjetjen e tij.

“Vogëlushi nga Tërpeza e Malishevës është gjetë shëndosh e mirë”, dëgjohet teksa thotë Tahiri në videon e postuar.

Xhaxhai i vogëlushit, Nexhat Krasniqi për Periskopin njofton se Tiani është gjetur 1 kilometër larg shtëpisë së tij në ambient malor.

”Tianin e kemi gjetë 1 kilometër larg shtëpisë në mal. Gjendjen e ka shumë mirë vetëm e kemi dërgu për kontrollë mjekësore”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat