Mjeku jep detaje për aksidentin e rëndë në Drenas ku vdiq një 27 vjeçar

Lajme

Mjeku jep detaje për aksidentin e rëndë në Drenas ku vdiq një 27 vjeçar

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 00:26
Mjeku kujdestar i QKMF-së në Drenas, Fahredin Shala

Një 27 vjeçar tashmë është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi sonte në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Mjeku kujdestar i QKMF-së në Drenas, Fahredin Shala ka dhënë detaje, se si ishte gjendja e të aksidentuarve kur morën njoftimin nga Policia e Kosovës.

Rreth orës 21:40, kemi pranuar thirrjen nga policia, kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar se një viktimë ishte pa shenja jete.

Kishte dëmtime në qafë, në kokë – dëmtime të mëdha, dhe konstatuam se ai është pa shenja jete.

Shala gjithashtu ka thënë se pjesëtarët tjerë që ishin të përfshirë në këtë aksident nuk kishin pësuar asnjë dëmtim dhe të gjithë ishin të moshës rinore, me vit të lindjes 1999, 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat