Vuçiq me porosi për Hotin edhe botën: Do të flas me Merkel, jo shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët asgjë

Lajme

Vuçiq me porosi për Hotin edhe botën: Do të flas me Merkel, jo shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët asgjë

Nga: F.B Më: 31 gusht 2020 Në ora: 08:27
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq duke fol në Forumin strategjik të Bledit në Slloveni tha se “Serbia është në prag të ndryshimeve por serbët nuk duhet trajtohen si populli i shkallës së tretë, ndërsa në bisedën me kancelarin Merkel do të potencojë se serbëve duhet ofruar kompromis e jo shqiptarët të fitojnë të gjitha” shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në takimet që do mbahen shtoi Vuçiq, do të theksoj se Serbia nuk mund të poshtërohet edhe të pranoj humbjen e të gjithave për shkka asaj që ka ndodhur ne vitet 90-ta.

"Populli serb nuk duhet mos vlerësuar edhe të trajtohet si popull i shkallës së tretë që do paguaj çmimin në kafene”, tha ai.

Ai paralajmëroi bisedën me kancelarin Merkel në ora 12.00, ku do të bisedohet para së gjithave për Kosovën.

"Edhe vizita e takimet në Uashington edhe Bruksel do të jenë tema të bisedës me gruan më të fuqishme në botë dhe të përpiqem për opsionin më të mirë për Serbinë”, tha Vuçiq.

"Do ta lus Merkel edhe botën që Serbia mos të poshtërohet dhe se serbët të mos ndihen si të të mundur", u shpreh ai.

Lidhur me takimin në Uashington, Vuçiq theksoi se porosia për qytetarët e Serbisë është të jenë të qetë, sepse nuk do bëjë asgjë kundër interesit të Serbisë.

"Askush nuk na ka ofruar asgjë, që do të ishte kompromis. E porosi Hotin – mos harxhoni kot derivate, eja me neve kemi linjë direkt për Nju Jork, Serbisë duhet të i ofroni kompromis e jo shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët asgjë”, tha ai.

"Serbia ka një udhëheqje më të fortë se Prishtina. Serbia nuk është si ju, që i po i ndërtoni lapidare Ollbrajtit. Ne kemi traditë shekullore për shtet dhe jo të ka kërcënoni me dëme të luftës", porositi ai.

Vuçiq ka pasur takim edhe me të dërguarin e BE-së Lajçak, para udhëtimit për në Uashington edhe takimit në Bruksel me 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat