Salaj: Shqiptari Abazoviq është vendimtar në formimin e Qeverisë në Mal të Zi

Lajme

Salaj: Shqiptari Abazoviq është vendimtar në formimin e Qeverisë në Mal të Zi

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 18:16
Shqiptari Abazoviq

Të dielën (30 gusht, 2020) në Mal të Zi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, me ç’rast shqiptari Driton Abazoviq i ka fituar katër mandate.

Ali Salaj, në një lidhje direkte ka thënë se roli i Driton Abazoviq është vendimtar në formimin e Qeverisë së re.

“I gjithë procesi ka rrjedhur mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të theksuara – përkundër asaj se ishim në kohë pandemie – votuesi i ka respektuar masat dhe çdo gjë ka rrjedhë në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Sipas rezultateve, Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq ka fituar 30 mandate, më shumë se të gjitha partitë tjera. Mirëpo partitë shqiptare nuk do të mund ta arrijnë shumicën parlamentare pasi parlamenti numëron 81 vende”.

“Shqiptarët nuk mund të arrijnë më shumë, atyre duhet që shteti t’ua sigurojë vendet në parlament. Shqiptarët e duhet t’i kenë vendet e rezervuara sikur serbët në Kosovë”.

“Duhet të bëhet luftë që të ndryshohet kodi zgjedhor në Mal të Zi dhe shqiptarët t’i kenë vendet e rezervuara”.

Sipas tij, këto zgjedhje përbëjnë befasi sepse në këtë garë humbi edhe pakica kroate.

“Kjo ndodhi për shkak se kisha ortodokse serbe dhe Beogradi ishin aq e fuqishme sa që arritën t’i mobilizojnë votuesit serbë”.

“Driton Abazoviq i ka 4 mandate dhe ato janë vendimtare në formimin e Qeverisë. Ai është i gatshëm që ta formojë qeverinë, por ai kërkon që të formohet një qeveri teknike ku do të përfshiheshin njohës të mirë të çështjeve të ndryshme”.

“Ai është një politikan shumë i vyeshëm me një kredibilitet të jashtëzakonshëm në rajon dhe unë besoj se ai do të mbrojë Malin e Zi nga fortunat pro serbe dhe pro ruse”.

“Normalisht ai mundet që nesër edhe të bëhet kryeministër sepse e ka çelësin e qeverisë dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të shkohet sërish në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat