Abazoviq: Kam gabuar shumë që kam thënë së prindërit e Skënderbeut ishin serb

Lajme

Abazoviq: Kam gabuar shumë që kam thënë së prindërit e Skënderbeut ishin serb

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 09:54
Dritan Abazoviç

Shqiptar më i famshëm në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, në një televizion ka kërkuar falje publike për deklaratën rreth Skënderbeut, për të cilin kishte thënë se nëna dhe babai i Skënderbeu ishte serb.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një llapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë një interviste.

Abazoviç thotë se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.

Në portale të ndryshme po qarkullon një videointervistë e vitit të kaluar ku Abazoviq ka folur për figurën e Skënderbeut. Kryesisht kjo intervistë ka dalë ne kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat