Kështu dukej pika 10 e dokumentit – ku kërkohej njohja e ndërsjellë mes dy vendeve

Lajme

Kështu dukej pika 10 e dokumentit – ku kërkohej njohja e ndërsjellë mes dy vendeve

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:37
Takimi në Uashington

Gazeta serbe “Kurir” ka prezantuar të plotë pikën 10 të letrës që kishin marr delegacionet në takimin e djeshëm që u refuzua nga Beogradi, ku kërkohej njohja e ndërsjellë edhe mbrojtja  e pakicave, trashëgimisë dhe shtetësia, transmeton “Bota Sot”.

Sipas gazetës para delegacionit serb në Uashington që udhëhiqet nga presidenti Vuçiq në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte “hedhur “ një letër me 16 pika.

Ndërkohë pika dhjetë që u diskutua edhe u përfol shumë dje – kërkonte qartë njohjen e pavarësisë së Kosovës!

“Kurir” ka parë dokumentin që i është ofruar delegacionit serb dhe ja çfarë shkruan në pikën 10:

"Të dy palët obligohen në njohjen e ndërsjellë, në mbrojtjen e pakicave etnike, pasurisë , zgjidhjen e statusit të shtetësisë dhe harmonizimin dhe hapjen e zyrave për mbrojtjen dhe përcjelljen e grupeve etnike që duhet të jap raporte njëvjeçare” ".

Ndaj delegacionit serb ishte bërë presion dhe pas kësaj ka fol ministri Sinisha Mali.

" Presion i jashtëzakonshëm, këto janë për ne momente të vështira. Presidenti Vuçiq po lufton, a do të qëndroj do të shohim... unë po kthehem në bisedime, vazhdojmë, do të luftojmë deri në fund siç tha presidenti – dorëzimi nuk është opsion” tha Mali për gazetarët në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat