Serbia kërkoi që t’i hiqet “Republika” Kosovës, ja si vepruan amerikanët

Lajme

Serbia kërkoi që t’i hiqet “Republika” Kosovës, ja si vepruan amerikanët

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 15:17
Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.

Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell.

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo e Kosovës sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.

Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga gazetari, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni i Kosovës ku po qëndron në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat