Gënjeshtrat e Vuçiqit për pikën 10 të marrëveshjes Serbi-Kosovë në Uashington

Lajme

Gënjeshtrat e Vuçiqit për pikën 10 të marrëveshjes Serbi-Kosovë në Uashington

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:43
Hoti, Trump dhe Vuçiq

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ai ka bindur amerikanët që të heqin pikën 10 nga marrëveshja, ku kërkohej njohja reciproke e Kosovës.

Ai e ka quajtur për “pallavër politike” të Vuçiqit, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij:

Shiko ky çfarë thotë se pikën 10 që do ta lexoni më poshtë ia paskanë nxjerrë amerikanët më vonë për njohje reciproke, e ky farë Vuçiqi i "fortë" ua paska refuzuar e s'e ka pranuar, e prej frikës nga Vuçiqi amerikanët e kanë tërhequr këtë pikë, pallavrat politike të Vuçiqit.

"Pika 10 në dokument thotë: Të dy palët angazhohen për NJOHJE TË NDËRSJELLTË dhe mbrojtje të pakicave etnike, zgjidhje të statusit të individëve që kanë humbur pronat, si dhe të bien dakord për hapjen e zyrave përgjegjëse për mbrojtjen dhe raportimin vjetor mbi të drejtat e pakicave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat