Serbia i ‘kthen shpinën’ BE-së, ndjekë hapin e SHBA-së, e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Lajme

Serbia i ‘kthen shpinën’ BE-së, ndjekë hapin e SHBA-së, e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 19:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti serb Aleksandër Vuciq ka pranuar të pranojë dy vendime aspak të lehta brenda Shtëpisë së Bardhë, sa i përket Izraelit, aleatit kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Izraeli me ndikimin e presidentit Donald Trump ka vendosur të njoh pavarësinë e Kosovës, dhe në anën tjetër ka bindur Serbinë që të marrë vendim që ambasadën e saj në Izrael ta zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem, qytet të cilin deri tani si kryeqytet të Izraelit e kanë njohur vetëm dy shtete të botës, SHBA’të dhe Guatemala.

Vendimi i Serbisë për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, është veprim krejt i kundërt me 27 shtetet anëtare të BE’së, të cilat kishin kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump të vitit 2017 që të zhvendos ambasadën amerikane në këtë qytet që vazhdon prej shumë vitesh të problem edhe i konflikteve në Lindje të Mesme.

Duhet theksuar se Serbia pas këtij vendimi mund të përballet me probleme diplomatike, sidomos me ato shtete që mbështesin kauzën e Palestinës karshi Izraelit. Gjithashtu kjo do të ndikojë edhe në marrëdhëniet Serbi – Palestinë të cilat deri tani ishin shumë të mira, e që kishin nxitur shumë herë deklarata të zyrtarëve palestinez kundër pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat