Vulin: Secili shtet i BE-së nuk ka nevoj ta njoh Kosovën

Lajme

Vulin: Secili shtet i BE-së nuk ka nevoj ta njoh Kosovën

Nga: F. B. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:14
Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka theksuar se nuk është e domosdoshme që Serbia të i përmbahet secilit qëndrim të BE-së sikurse as që secili anëtar i saj të njeh Kosovën, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se e “gëzon” fakti se BE ka nis të thirret në rezoluta të OKB-së që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme konfliktuoze.

Vulin tha se “e gëzon fakti se zëdhënësi i përfaqësuesit të BE-së për politikë dhe siguri Peter Stano është thirrur në rezolutën 478 të OKB-së që ka të bëjë me raportet në konfliktin në Lindjen e Afërme”.

Duke dashur të vendos paralele edhe lidhur me çështjen e Kosovës dhe rezolutën e OKB-së për Kosovë.

“Kjo sigurisht nënkupton se ka ardhur të ri kthesa në politikën e BE-së dhe se rezoluta 1244 e KS të OKB-së prej tash do të jetë drejtuese e politikës së BE-së kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës” ka thënë Vulin.

Këtë deklaratë ai e bëri pas insistimit të gazetarëve të përgjigjet rreth qëndrimit të zëdhënësit Stano kur bazuar në marrëveshjen nga Uashingtoni Serbia duhet të zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem.

“Serbia është vend i pavarur dhe përderisa BE nuk bëhet më e pasur me anëtarësimin e Serbisë në te, nuk është e obliguar që të i përmbahet secilit qëndrim të BE-së, sikurse që secili shtet i BE-së nuk ka nevoje të pranojë Kosovën” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat