Serbët akuzojnë raportuesen Tanja Fajon: Po shkel Serbinë, sepse iu ka borxh shqiptarëve

Lajme

Serbët akuzojnë raportuesen Tanja Fajon: Po shkel Serbinë, sepse iu ka borxh shqiptarëve

Nga: F. B. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:30
Fajon

Mediat serbe ka kohë që vjellin vrer ndaj raportueses së KE –së për Kosovë sllovenes Tanja Fajon, kësaj radhe me këtë çështje merret “Informer” që sjell një video ku Fajon iu premton shqiptarëve në Slloveni se nëse e votojnë do të angazhohet për heqjen e vizave, transmeton “Bota Sot”.

Në video-xhirim që mban datën nga viti i shkuar qartë sipas gazetës serbe dëshmohet se si Tanja Fajon deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën shkel Serbinë jo sepse i  pengon diçka nga ajo, por se iu ka borxh shqiptarëve në Slloveni që e votuan për deputete.

Deputetja e PE Fajon ka nisur të përzihet edhe në çështje të brendshme të Serbisë siç ishin zgjedhjet dhe pothuajse në çdo gjë që ndërlidhet me vendin thotë “Infomer”.

Ndonëse shumë veta mendojnë se ajo shkel në ne sepse i pengon diçka, por e vërteta tregohet me xhirimet nga një takim i vitit të shkuar.

Në të vërtetë në atë video Fajon iu drejtohet shqiptarëve të Kosovë në Slloveni që të votojnë për te, në mënyrë që të fitoj në zgjedhjet për Parlamentin evropian.

Në këtë xhirim ajo dëgjohet të thotë se i duhen shumë votat e shqiptarëve me qëllim që të arrij të hyj në Parlamentin Evropian . Ndërkohë që iu premton atyre se do shtyj çështjen e heqjes së vizave për Kosovën.

Pra ajo po shkel mbi Serbinë jo se ajo i bënë diçka, por vetëm se ajo iu ka borxh shqiptarëve dhe tash duhet të kthejë borxhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat