Marrëveshja e Washingtonit futi Serbinë në konflikt me të gjithë aleatët e saj

Lajme

Marrëveshja e Washingtonit futi Serbinë në konflikt me të gjithë aleatët e saj

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:06
Aleksandër Vuçiq

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington i ka hapur probleme kësaj të fundit me shumë shtete, të cilat deri dje i ka konsideruar aleatë, sidomos me pajtimin e kryetarit serb Vuçiq për hapjen e zyrës shtetërore në Jerusalem.

“Unë mendoj se lista e problemeve që lindin me këtë është më e gjatë, kemi parë që Liga Arabe tashmë e ka dënuar, Turqinë dhe bota myslimane në përgjithësi, marrëdhëniet tona me palestinezët do të prishen plotësisht,” tha Philip Eidus nga FPN-ja.

Ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se çështja e ambasadës në Jerusalem nuk është problemi i vetëm i marrëveshjes në Washington.

“Për shkak të Jerusalemit na ka futur në konflikt me Bashkimin Evropian. Për shkak të diversifikimit të furnizimit me gaz na ka futur në konflikt me Rusinë, për shkak të telefonisë mobile 5G në konflikt me Kinën, për shkak të Jerusalemit edhe me botën arabe, e ndoshta edhe me administratën e ardhshme amerikane, e cila nuk pranon asgjë nga ato që janë nënshkruar, sepse Biden në këtë çast është në përparësi para Trumpit. Kjo është dëshmi e amaterizmit të plotë të kryetarit të tanishëm Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Tadiq për televizionin N1.

Një zyrtar i UNESCO-s për Evropë mendon se madje me këtë Serbia edhe humbë në pozicionimin e saj në bisedime me Kosovën.

“Me vetë faktin se Serbia nuk e respekton deklaratën për Izraelin të vitit 1980 do të bëjë që pozicioni i saj negociues të jetë në mënyrë dramatike i dobët, sepse argumentimi i shqiptarëve do të jetë – mirë, nëse nuk e respektoni këtë rezolutë, pse insistoni në respektimin e rezolutës 1244, nëse flasim për njohjen e Kosovës, kjo marrëveshje është një hap i madh i Aleksandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat