Hagë, Gjykata Speciale nuk komenton “4 mijë dosjet” në OVL të UÇK-së

Lajme

Hagë, Gjykata Speciale nuk komenton “4 mijë dosjet” në OVL të UÇK-së

Nga: Nefail Maliqi Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:26
Gjykata Speciale

Siç është raportuar, një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur dje në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Lidhur me këtë, gazeta Bota sot ka kontaktuar Gjykatën Speciale në Hagë, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs.

Asnjëra nuk ka komentojnë "4 mijë dosjet" në OVL të UÇK-së.

"Nuk do ta komentojmë këtë çështje" ka thënë shkurt për gaztën "Bota sot" zëdhënësi i Prokurorit të Specializuar Chris Bennett me seli në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat