Këshilltari për siguri i Trump i del në mbrojtje Vuçiqit pasi u kritikua nga Rusia

Lajme

Këshilltari për siguri i Trump i del në mbrojtje Vuçiqit pasi u kritikua nga Rusia

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:06
Trump dhe Vuçiq

Robert O’Brien, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dal në mbrojtje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo pasi ky i fundit mori kritika nga Rusia rreth qëndrimit i ulur përballe Trumpit në karrige në Shtëpinë e Bardhë.

O’Brien ka shpërndarë një cicërim të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili dënoi fyerjet e zëdhënëses së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

Ia ke qëlluar: "Shumica e njerëzve nuk maten me madhësinë e karriges në të cilën ulen, as me madhësinë e forcës në emër të së cilës flasin, por me madhësinë e guximit që në çdo karrige mbrojnë popullin e vet dhe miqtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat