Mblidhet AAK-ja, temë dialogu me Serbinë

Lajme

Mblidhet AAK-ja, temë dialogu me Serbinë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:23
Foto Ilustrim

(E plotësuar) - Ka nisur takimi i strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë takim thuhet se pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e fundit politike.

Në selinë e kësaj partie në Prishtinë deri më tani kanë arritur kryetari Ramush Haradinaj, Gazmend Syla, Besnik Tahiri, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Xhafer Gashi Gazmend Abrashi, Ardian Gjini, Smajl Latifi Ramë Likaj, Bekë Berisha, Shkumbin Demalijaj.
 

Image

***

Ka nisur mbledhja e Strukturave të Përgjithshme të AAK-së nën kryesimin e liderit Ramush Haradinaj.

Takimi vjen vetëm disa ditë pas nënshkrimeve që i dhanë Kosova dhe Serbia në Washington dhe pa u bërë 24 orë që kur kryeministri Avdullah Hoti pati takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e në të cilin takim nuk morën pjesë ministrat e AAK-së.

Tema kryesore në këtë takim të strukturave udhëheqëse të AAK-së do të jetë pikërisht dialogu me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat