Fjalimi i fuqishëm i kryeministrit të Izraelit për Kosovën, në vitin 1999

Lajme

Fjalimi i fuqishëm i kryeministrit të Izraelit për Kosovën, në vitin 1999

Nga: G.B Më: 8 shtator 2020 Në ora: 18:48
Benjamin Netanyahu

Katër ditë më parë, Kosovën e ka njohur si shtet Izraeli.

Kjo njohje erdhi nga presidenti amerikan Donald Trump dhe u kumtua pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

E në rrjete sociale është shpërndarë një video, teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte folur për luftën në Kosovë, në vitin 1999, përcjell Bota sot.

Ai thotë se pamjet e njerëzve nga lufta në Kosovë i kanë prekur ata si hebrenj dhe nuk duhet të qëndrojnë duarkryq.

“Asgjë nuk është e krahasueshme dhe nuk as mund të krahasohet me Holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyrat e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre. Si hebrenj këto pamje na prekin më shumë se çdo popull tjetër dhe si hebrenj ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të kujtuar, kuptuar dhe vepruar”, kishte thënë Benjamin Netanyahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat