Caktohet data, ja kur diskutohet njohja e Kosovës nga Presidenca boshnjake

Lajme

Caktohet data, ja kur diskutohet njohja e Kosovës nga Presidenca boshnjake

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:38
Presidenca boshnjake

Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnës nga Tel Avivi në Jerusalem pas seancës së rregullt së Presidencës që do të mbahet më 17 shtator. Kështu është vendosur pas konsultimeve që ka mbajtur Presidenca boshnjake sot, raporton Dnevni Avaz.

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigranteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike atje.

Po ashtu në agjendë do të jetë edhe kërkesa e Miorad Dodik që Bosnja t’I bashkohet iniciativës për Minishengenin.

Dodik dje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja të lëviz ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të njëjtin ditë, anëtari kroat i Presidncës së Bosnjës ka kërkuar një seancë tjetër ku do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat