Pribiçeviq: Nëse Trump vendos që Ballkani të hyjë në BE – kjo do të ndodhë

Lajme

Pribiçeviq: Nëse Trump vendos që Ballkani të hyjë në BE – kjo do të ndodhë

Nga: F.B Më: 13 shtator 2020 Në ora: 13:05
Ognjen Pribiçeviq

Ish-ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Londër dhe ndihmës ministri i jashtëm Ognjen Pribiçeviq, ka theksuar se marrëveshja e Uashingtonit është hapi më rëndësishëm i politikës së jashtme në dhjetë vitet e fundit, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Është e qartë se dy palët erdhën aty duke ditur për temat ekonomike, ato janë thelbi i marrëveshjes dhe është shumë e mirë për neve. Kur janë në pyetje Gazovoda, mini-Shengeni dhe infrastruktura...këto janë gjëra të shkëlqyeshme, ka edhe disa gjëra që nuk janë diskutuar dhe që janë me rëndësi për palën amerikane”, tha ai.

"Marr në tërësi marrëveshja paraqet një nga hapat më të rëndësishëm në dhjetë vitet e fundit”, tha Pribiçeviq.

Sipas tij, çështja e Jerusalemit është vendimi i zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem nga Trump është “kurora e politikës së jashtme”.

Pribiçeviq sqaroi se vendimi ynë ishte i guximshëm edhe i rrezikshëm.

"I guximshëm, sepse jemi në një rend me Gautemalen dhe i afrohemi ShBA-ve. Por ka disa rreziqe, së pari reagimi i BE-së. Nevojitet harmonizimi me BE për këët çështje edhe ai mungon. Problemi i dytë është bota myslimane që nuk do ta pranoj me entuziazëm këtë vendim.. Por pala jonë nuk kishte mundësi të i ik këtij vendimi të fuqisë më të madhe botërore, sepse nuik mund refuzohet një fuqi e tillë”, tha Pribiçeviq.

Amerikanët heqin dorë nga pavarësia e Kosovës

Ai konsideron se marrëveshja është në interesin tonë për shkak të Kosovës.

"Kush është ai që mund të zgjidh çështjen e Kosovës? Amerika, a ka mundur BE , po të kishte mundësi do ta bënte për 20 vite. Kina është larg ndërsa Rusia e pafuqishme ekonomikisht. Pra Amerika është është fuqia e vetme edhe interesi ynë që të afrohemi me te, që ishte negative me ne deri tash. Por, gjërat tash po ndryshojnë”, tha Pribiçeviq, që shton se nuk bëhet fjalë se amerikanët heqin dorë nga pavarësia e Kosovës.

Por me këtë marrëveshjes Serbia ka bërë “shërbim të madh” Trampit.

"Ky nuk është ndryshim strategjik i drejtimit të vendit tonë, e ai është BE. Që sipas meje është drejtimi i vetëm i duhur dhe në shikim të parë duket dobësimi i pozitës sonë në BE, por ka mbështetje të madhe edhe forcim të pozitës sonë nga Amerika”, sqaroi Pribiçeviq.

Ai konsideron se asgjë me rëndësi nuk do të ndodhë me marrëveshje e Uashingtonit edhe nëse ai nuk zgjidhet president.

"Kjo nuk është ndeshja ku ne humbim gjithçka apo asgjë. Pyetja është çka do të bëhet me çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme sepse ShBA nuk kthehet prapa në rregullimin liberal. Bota ka ndryshuar dhe Bajden edhe nëse do nuk mund ta kthej prapa. Prandaj, nuk mund të ndodhë asgjë. A do insistohet që të shkojmë nga Tel Aviv në Jerusalem do të shihet, nëse Tramp mbetet nuk ka dilemë shkohet në Jerusalem”, tha ai.

"Nëse zgjidhet Trump dhe ShBA-të vendosin që regjioni ka rëndësi për ta që të hyj në BE, mendoj se nuk ka dilemë kjo do të ndodhë. A do të zgjidhet deri atëherë çështja e Kosovës? Por jo ashtu që Serbia të humb gjithçka dhe mos të ketë asgjë. Kjo nuk është më e mundshme dhe kjo çështje duhet të zgjidhet që të dy palët të jenë të kënaqura”, tha Pribiçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat